Aksidentet e regjistruara nga 1 Janari 2016 deri në 31 gusht 2017 kanë qenë fatale për 30 të mitur, ndërsa 64 të tjerë kanë pësuar lëndime të rënda dhe 272 kanë marrë lëndime të lehta.
Policia njofton se se në funksion të rritjes së parametrave të sigurisë në rrugë dhe shmangies së aksidenteve me pasoja të rënda për fëmijët, ka ndërmarrë kontrollin “TISPOL-SHTATOR 2017” për 5 ditë me radhë, 11.09.2017 – 16.09.2017.
Kjo nismë sensibilizuese kishte për qëllim ndërgjegjësimin dhe edukimin e drejtuesve të mjeteve për përdorimin e rripit të sigurimit dhe vendosjen e sediljeve për fëmijët.
Shifrat e policisë
5. Gjatë periudhës 1 Janar 2016 deri në 31.08.2017 kanë ndodhur 366 aksidente me përfshirjen e fëmijëve të moshës 0 vjeç deri 15 vjeç dhe pasojat janë:
• 30 fëmijë të vdekur;
• 64 të plagosur rëndë;
• 272 të plagosur lehtë;