Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Shifra të frikshme/ 22 mijë shqiptarë kanë kërkuar azil në vendet e BE-së në 2017

2018/03/20 at 4:36 PM
në Kryesore, Sociale
Kohë leximi: 2 min
A A
Shifra të frikshme/ 22 mijë shqiptarë kanë kërkuar azil në vendet e BE-së në 2017

Numri i shqiptarëve që aplikoi për azil për herë të parë në vendet e BE-së u ul në 22 mijë në vitin 2017, nga 29 mijë që ishin në vitin 2016 dhe 66 mijë në vitin 2015, bëhet e ditur nga të dhënat e publikuara nga agjencia europiane e statistikave Eurostat.

Ndryshe nga vitet 2015 e 2016, kur azilkërkuesit shqiptarë synuan më së shumti Gjermaninë, gjatë vitit 2017 destinacioni kryesor ishte Franca me mbi 11 mijë aplikime, pasuar nga Gjermania me gati 3,800 dhe Greqia me 2,300 aplikime.

Shqipëria përjetoi një bum azilkërkuesish në BE në vitin 2015 me mbi 66 mijë aplikime, ndërsa në vitin 2016, aplikimet e reja ranë në 29 mijë dhe në 2017 në 22 mijë.

Aplikimi për azil nga Shqipëria është një tentativë e pashpresë që duket se ndiqet nga njerëzit pa asnjë mundësi tjetër emigrimi. Shumica dërrmuese e aplikimeve për azil refuzohet nga vendet anëtare të BE-së, por azilkërkuesit duket se e përdorin këtë skemë për të qëndruar disa muaj në një vend anëtar të BE-së deri në gjetjen e mundësive për punësim. Nga të 22 mijë vetët që kërkuan azil, 6585 vetë ishin më pak se 14 vjeç, 1,490 ishin nga 14 në 17 vjeç dhe 12 mijë ishin mes 18 dhe 35 vjeç.

Emigrimi i minorenëve është bërë një problem shqetësues veçanërisht në Francë, vend ku autoritetet nuk kanë të drejtë ligjore të ekstradojnë të miturit në rast se nuk ka se kush t’i presë në Shqipëri.

Shqipëria është një nga vendet me numrin më të lartë të azilkërkuesve në raport me madhësinë e popullsisë dhe duket se konkurron denjësisht në këtë drejtim edhe me vende që kanë shumë vite luftë civile të pamëshirshme. Vlerësimi zyrtar i popullsisë banuese në Shqipëri është 2.8 milionë banorë. Gjatë tre viteve të fundit, 125 mijë shqiptarë ose 4.5% e popullsisë rezidente ka kërkuar azil në një nga vendet e BE-së. Rreth 42 mijë prej tyre kanë qenë më pak se 18 vjeç dhe 57 mijë kanë qenë mes 18 dhe 34 vjeç.

Azilkërkimi gjithsesi nuk është rruga e vetme e emigrimit. Kanali tjetër i rëndësishëm është bashkimi familjar.

Sipas të dhënave të Eurostat, 59 mijë shqiptarë morën leje qëndrimi në vendet e BE-së gjatë vitit 2016, ku shumica e lejeqëndrimeve u morën në Greqi e Itali. Të dhënat për vitin 2017 nuk janë të disponueshme. Rreth 34 mijë morën leje qëndrimi për “arsye familjare”./Reporter.al

Etiketa: azilshifrashqiptar

Ju sugjerojmë

Konfiskimi i pallatit në Vlorë/ Rama: “Symbyllurit” para shkeljeve drejt prokurorisë
Aktualitet

Konfiskimi i pallatit në Vlorë/ Rama: “Symbyllurit” para shkeljeve drejt prokurorisë

14 Korrik, 2025 12:55 pm
Drejt fundit operacioni në Theth, kanë mbetur ende dy objekte pa leje
Aktualitet

Drejt fundit operacioni në Theth, kanë mbetur ende dy objekte pa leje

14 Korrik, 2025 12:37 pm
Situata me zjarret në vend/ Ministria e Mbrojtjes: 29 vatra në 24 orë, 2 ende aktive
Aktualitet

Situata me zjarret / MM: Gjatë 24 orëve u raportuan 22 vatra, 5 ende aktive

14 Korrik, 2025 12:36 pm
Anija luksoze “Nautica” në Durrës/ Rama: Solli 676 turistë nga e gjithë bota
Aktualitet

Anija luksoze “Nautica” në Durrës/ Rama: Solli 676 turistë nga e gjithë bota

14 Korrik, 2025 12:31 pm
Pas fjalës së Ramës, sekuestrohet pallati në Vlorë
Aktualitet

Pas fjalës së Ramës, sekuestrohet pallati në Vlorë

14 Korrik, 2025 12:30 pm
Rrezikuan pushuesit,gjobiten../Bllokohet një gomone e një Jet Sky në Radhimë e Tale
Aktualitet

Rrezikuan pushuesit,gjobiten../Bllokohet një gomone e një Jet Sky në Radhimë e Tale

14 Korrik, 2025 12:19 pm
Aksioni në Theth/Avokatja e Popullit: Duhet hetim i plotë,qytetarët të bëjnë ankesa!
Aktualitet

Aksioni në Theth/Avokatja e Popullit: Duhet hetim i plotë,qytetarët të bëjnë ankesa!

14 Korrik, 2025 12:09 pm
Gonzato:Reforma në drejtësi dha kontribut të rëndësishëm,ende shumë punë për të bërë
Aktualitet

“Besimi te drejtësia..”/Gonzato: Të ndërtohen ura e gjuhë e përbashkët mes gjykatave

14 Korrik, 2025 11:53 am
Procesi i integrimit të Shqipërisë në BE/ Manja: Gjykata Kushtetuese ka një rol kyç!
Aktualitet

Procesi i integrimit të Shqipërisë në BE/ Manja: Gjykata Kushtetuese ka një rol kyç!

14 Korrik, 2025 11:44 am
Spiropali: Në tetor do mbahet një Konferencë Ndërkombëtare mbi Reformën në Drejtësi
Aktualitet

Spiropali: Në tetor do mbahet një Konferencë Ndërkombëtare mbi Reformën në Drejtësi

14 Korrik, 2025 11:29 am
Para
Video/ Tifozi me aftësi të kufizuara ngrihet nga karrigia me rrota për të festuar

Video/ Tifozi me aftësi të kufizuara ngrihet nga karrigia me rrota për të festuar

Goditet rrjeti i trafikut të drogës në Itali, 37 persona në pranga. Trafikonin drogë nga Kolumbia, Shqipëria dhe Spanja

Goditet rrjeti i trafikut të drogës në Itali, 37 persona në pranga. Trafikonin drogë nga Kolumbia, Shqipëria dhe Spanja

Hapet ekspozita e parë në skulpturë nga fëmijët e Qendrës Kombëtare të Kulturës

Hapet ekspozita e parë në skulpturë nga fëmijët e Qendrës Kombëtare të Kulturës

TE FUNDIT

Në kërkim ndërkombëtar, arrestohet në Tiranë pjesëtari i një organizate kriminale

Në kërkim ndërkombëtar, arrestohet në Tiranë pjesëtari i një organizate kriminale
14 Korrik, 2025

Policia Rrugore e Tiranës ka kapur një pjesëtar të një organizate kriminale të akuzuar në Spanjë. Mësohet se Gjykata e...

Lexo më shumë

Konfiskimi i pallatit në Vlorë/ Rama: “Symbyllurit” para shkeljeve drejt prokurorisë

Konfiskimi i pallatit në Vlorë/ Rama: “Symbyllurit” para shkeljeve drejt prokurorisë
14 Korrik, 2025

Pasi Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit (IKMT) ka ndërhyrë duke zbritur në terren për të vendosur sekuestron e një...

Lexo më shumë

Drejt fundit operacioni në Theth, kanë mbetur ende dy objekte pa leje

Drejt fundit operacioni në Theth, kanë mbetur ende dy objekte pa leje
14 Korrik, 2025

Sot pritet të përfundojë operacioni kundër ndërtimeve pa leje në Theth. Burime pranë IKMT për tvklan bëjnë të ditur se...

Lexo më shumë

Situata me zjarret / MM: Gjatë 24 orëve u raportuan 22 vatra, 5 ende aktive

Situata me zjarret në vend/ Ministria e Mbrojtjes: 29 vatra në 24 orë, 2 ende aktive
14 Korrik, 2025

Gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 22 vatra zjarri, nga të cilat 5 janë ende aktive dhe 1 është...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com