Këtë fundjave pritet që të rikthehet reshjet e shiut dhe era e fortë.
Sipas Institutit të Gjeoshkencës, dy ditët në vijim pritet të shoqërohen me reshje të dobëta shiu, ku në veri dhe qendër mund të shfaqen reshje në formën e shtrëngatës.
Po ashtu, nga reshjet pritet që të përfshihen dhe zonat bregdetare, kryesisht në pjesën e dytë të ditës.
Parashikimi i motit sipas Instituti të Gjeoshkencës:
Nesër (e shtunë, dt.03), në përgjithësi, priten reshje të dobëta. Në zona të kufizuara të qarqeve mund të shfaqen reshje në formën e shtrëngatës, por më të mundshme në qarqet e veriut dhe në qendër, sidomos në zonat malore.
Temperaturat:
Nesër temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:
në bregdet: 22 / 31 °C
në vendet e ulëta: 24 / 34 °C
në vendet malore: 17 / 32 °C.
Era
Nesër (e shtunë, dt.03) era do të vazhdojë të fryjë e lehtë, gjatë pasditeve (për momente të shkurtra deri e fortë), sidomos në bregdet./ Opinion.al E.Xh.