Policia ka nisur një procedim për shtetasit A.A., 39 vjeç dhe shtetasen E.L., 33 vjeçe pasi kanë shfrytëzuar 4 fëmijët e tyre të mitur për të lypur.
Mësohet se prindërit po procedohen në gjendje të lirë.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Sarandë referuan materiale në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetaset A. A., 39 vjeçe, banuese në Gjirokastër dhe E. L., 33 vjeçe, banuese në Sarandë, pasi janë konstatuar duke shfrytëzuar për të lypur, 4 fëmijët e tyre të mitur 4-9 vjeç”, njofton policia./Opinion.al