Lokomotiva e Moskës do të marrë masa disiplinore pasi mesfushori Dmitri Tarasov zbulon një bluzë që lëvdon Vladimir Putin. Lojtari 28-vjeçar hoqi uniformën në përfundim të ndeshjes, që mbaroi me rezultatin 2:0 për Fenerbahce, për të zbuluar një portret të presidentit rus. Në pjesën e sipërme të bluzës ishte shkruar “Presidenti më i sjellshëm”. Tarasov thotë: “Ai është presidenti im. Unë e respektoj atë dhe vendosa të tregoj se jam gati ta mbështes kudo që të jem. Shkrova mbi bluzë ato që desha të thoja.”
Ndërkohë, një nga pjesëtarët e komiteti ekzekutiv të federatës Ruse, Igor Lebedev e ka kritikuar ashpër mesfushorin rus për tensionin e krijuar. “Mund të thuash vetëm faleminderit pas atij gjesti idiot,” shprehet Lebedev për R-Sport. “Unë e respektoj si futbollist, por ai veprim është i pafalshëm për nje person të atij rangu. Patriotizmi nuk tregohet nëpër bluza apo foto.”