Një 66-vjeçar ka humbur jetën sot në Golem, pasi ra në kontakt me ujin në anë të detit ka shfaqur probleme shëndetësore.
Dyshohet se M. K. banues në Elbasan ka pësuar arrest kardiak. Pavarësisht se i është dhënë ndihma e parë nga familjarët e tij dhe nga roja i plazhit, nuk mundi të mbijetojë.
Grupi hetimor vijon punën për përcaktimin e saktë të shkakut të humbjes së jetës.