Endri Prifti i cili u kthye në fenomenin e rrjeteve sociale këto ditë, është shfaqur në profilin e tij në Facebook.
Këngëtari ka postuar një foto ku thotë se është duke shijuar një drekë me miqtë e tij në Durrës. Kujtojmë që këngëtari nuk mban më as telefon dhe as rrjete sociale, prandaj dhe daljet e tij përbëjnë lajm për mediat rozë.
Të hënën ai dhe moderatorja, Alketa Vejsiu patën një inicident në live në skenë. Le të shohim se si do të shkojnë gjërat në natën e dytë të YFSF.