Vlora, së fundmi ka transformuar realitetin e përditshëm në një atmosferë pushimesh të pakufizuara, ku çdo ditë duket si fundjavë. Shëtitorja pranë detit është e mbushur me vendas e të huaj.
Qyteti ofron një atmosferë të ngrohtë, duke i bërë turistët të ndihen të mirëpritur, ndërsa zhvillon gjithnjë e më shumë aktivitete dhe ofron mundësi për relaksim.
“Ne jemi nga Franca, është hera e parë që vijmë këtu në Vlorë, jemi për pushime. Arsyeja pse jemi këtu është se çmimet janë shumë të lira dhe menduam të kalonim një javë të qetë, është Akoma freskët, por është kohë me diell kështu që po na pëlqen shumë.”
“Unë kam 10 vjet që vij në Shqipëri, por kjo është hera ime e parë në Vlorë, kam qenë në Durrës, në Tiranë dhe në shumë qytete të tjera, por jo këtu, sipas mendimit tim Vlora është më e bukur.”
“Për herë të parë kemi ardhur në Vlorë në 2019-ën, bëjmë vajtje-ardhje të shpeshta dhe ja ku jemi këtu për një shëtitje në diell, fryma është shumë pozitive dhe çmimet janë shumë të mira.”
Çdo turist që viziton qytetin është mirëpritur me kënaqësi dhe është një mundësi për ta promovuar më tej këtë qytet të mrekullueshëm, shprehen vendasit.
“Kur vin ai turisti ne e presim mirë, është i kënaqur”, thotë një vendas.
“Jam nga Gjirokastra, kemi ardhur se si është Vlora në përgjithësi, ambienti është fantastik për vizitorët, po na shijon shumë kjo”.
Ky fillim Marsi ka treguar se Vlora nuk është vetëm një zgjedhje për pushime gjatë sezonit veror, por edhe në periudha të ndryshme të vitit.
Tv Klan