Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Shet në klinikë private produkte pa faturë, Drejtori: Është në terren

2023/09/08 at 9:13 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Shet në klinikë private produkte pa faturë, Drejtori: Është në terren

Ish-Presidenti i Urdhrit Profesional të Mjekut Veterinar denoncon në “Stop” zgjedhjet e Qershorit për presidentin e ri.


Sipas tij në mënyrë të kundërligjshme në krye të këtij institucioni u zgjodh Ervin Resuli, i cili nuk plotësonte kriteret e përcaktuara në ligj dhe statut.

Resuli arriti të bëhet president, megjithëse u përjashtua si kandidat për në Këshillin Kombëtar.

“60 ditë përpara shpalla zgjedhjet e përgjithshme. Nga27 kandidatura u prezantuan në Komisionin Qendror Zgjedhor që në mbledhjen e 23 Majit mori në analizë, shqyrtoi gjithçka mbi bazën e deklaratës së kandidimit dhe rezultoi fakti që 26 kandidatura u miratuan, ndërsa 1 kandidaturë u skualifikua për arsye që kishte të paplotësuara ligjet që cakton detyre dhe statuti. Ai që u përjashtua ishte përfaqësuesi i Qarkut Fier, Ervin Resuli. Më 29 me vendim numër 10 Komisioni Qendror Zgjedhor është rimbledhur dhe pa asnjë argument të ri e rifut në garë zotin Ervin Resuli të skualifikuar me 23.Këshilli e mandatoi dhe ky president u zgjodh President i Urdhrit Veterinar. Pikërisht që e ka sulmuar Urdhrin në mënyrë publike. Orientimi i Këshillit për të zgjedhur atë që ishte me shkelje është fyerje dhe ofendim për institucionin”, tha ai.

“Kam votuar kundër sepse kam qenë sinkron me lëvizjen e parë. Ne kemi bërë gabim si Këshill Kombëtar në krye Presidentin dhe zv/Presidentin që e kemi zgjedhë atë dhe prapë se prapë nuk kanë vënë dokumentet në dispozicion. Kam qenë me votë kundër vetëm për mënyrën se si ka penetruar personi tek këta. Sepse ligjërisht nuk e ndaloja dot unë. Ata nuk kanë qenë anëtar të Këshillit Kombëtar. Unë e di procedurën se si zgjidhen dhe nuk ia fal vetes se e kemi pranuar dhe unë kam çuar dorën. Nuk e kam ditur se nuk na e kanë vënë në dispozicion që nuk ka leje personale”, u shpreh kreu i Komisionit të Zgjedhjeve.

Ervin Resuli nuk është i vetmi veteriner në familje. Bashkëshortja e tij, ushtron të njëjtin profesion, madje ka si biznes një klinikë në emrin e saj në Fier.

Por gjatë kohës, që ajo është në klinikë në Fier, duhet të ishte në punë, në Drejtorinë Rajonale të Veterinarisë dhe Mbrojtjes së Bimëve në Vlorë.

Ne e gjetëm zonjën Resuli në klinikë, ku shet produkte me fatura të dyshimta tatimore.

Klienti: Sa kushton?

Orgesa Beqari: Është për 1 litër e gjysmë ujë dhe kushton 2500 lekë.

Klienti: Tani ma mëso, si ta…

Orgesa Beqari: Atëherë me 1 litër e gjysmë ujë do hidhet e gjitha kjo. Do hidhet e gjitha kjo dhe qentë do t’i bësh vetëm në sharrën e kurrizit, nga pjesa e veshëve deri tek bishti! Vetëm sipër, jo poshtë nga barku!

Klienti: Mirë! Shumë faleminderit!

Orgesa Beqari: Faleminderit juve!

Klienti: Sa kushton ai “rugori”? (ilaç për ullinjtë)

Shitësja: Atëherë nuk është se është rugor, rugor tamam kam këtë, që përdorim për ullinjtë dhe këtë. Këtë e ke me 5 litra ujë dhe këtë e ke për 100 litra ujë.

Shitësja: O Gesa!

Orgesa Beqari: Po!

Shitësja: Priji një faturë për Astelinë! (ilaç për ullinjtë)

Orgesa Beqari: Po!

Shitësja: Sa ta bëj faturën? 5?

Klienti: Ose bëje 10-të, bëje! E bën dot 10 mijë lekë?

Orgesa Beqari: E bëj, mos e ki problem!

Klienti: Ok!

Orgesa Beqari: E do kundrejt një firme, apo thjesht kupon tatimor?

Klienti: Kupon tatimor, sa për të… po bëma 10 mijë lekë!

Orgesa Beqari: Në rregull!

Ndërsa në punën shtetërore, drejtori thotë se zonja është në terren.

Drejtori: Hë djali!

Qytetari: Si jeni?

Drejtori: Çkemi?

Qytetari: Kërkoj një specialiste një Orgesa, veterinarie. Është këtu?

Drejtori: Po!

Qytetari: Ta takoj!

Drejtori: Po! Ti kush je? Hajt!

Qytetari: Dua ta takoj, ta pyes për diçka, o burrë!

Drejtori: Po janë në terren ato, prandaj.

Qytetari: Hë, janë në terren. Kur vijnë?

Drejtori: Po vijnë në mëngjes edhe ikin në punë. Këtu janë, këtu rrinë inspektorat e kontrollit, po edhe të kontrollit në terren janë institucion që në mëngjes shpërndahen. Këtu janë financa.

Qytetari: Nesër në mëngjes e gjej Gesën, të vij?

Drejtori: Po! Po!

Qytetari: Okej! A do vij nesër në mëngjes, o burrë?

Drejtori: Ore unë jam drejtori, prandaj të them./ Tv Klan



Ju sugjerojmë

Strehim gati falas: Lindja gjermane kundër shpopullimit
Bota

Strehim gati falas: Lindja gjermane kundër shpopullimit

30 Qershor, 2025 9:10 am
Nis heqja e barrikadave në Serbi, protestuesit kërkojnë lirimin e të ndaluarve
Rajoni

Nis heqja e barrikadave në Serbi, protestuesit kërkojnë lirimin e të ndaluarve

30 Qershor, 2025 8:58 am
Qendra e propagandës së Putinit në Berlin?
Bota

Qendra e propagandës së Putinit në Berlin?

30 Qershor, 2025 8:47 am
Udhëheqja e Iranit nga bunkeri, çfarë do të thotë për të ardhmen e shtetit?
Bota

Udhëheqja e Iranit nga bunkeri, çfarë do të thotë për të ardhmen e shtetit?

30 Qershor, 2025 8:40 am
Berisha dhe Malltezi në bankën e të akuzuarve, nis sot gjyqi për “Partizanin”
Aktualitet

Berisha dhe Malltezi në bankën e të akuzuarve, nis sot gjyqi për “Partizanin”

30 Qershor, 2025 8:32 am
Nis sot procesi i rinumërimit të kutive të Fierit, do hapen 587 qendra votimi
Aktualitet

Nis sot procesi i rinumërimit të kutive të Fierit, do hapen 587 qendra votimi

30 Qershor, 2025 8:18 am
Parashikimi i motit, 5 Janar 2025
Aktualitet

Parashikimi i motit për sot, 30 qershor 2025

30 Qershor, 2025 8:16 am
Horoskopi, 2 maj 2022
-Jetë dhe Stil

Horoskopi për ditën e sotme, 30 qershor 2025

30 Qershor, 2025 8:13 am
Zjarret në vend, ministri Vengu: Situata është nën monitorim
Aktualitet

Zjarret në vend, ministri Vengu: Situata është nën monitorim

29 Qershor, 2025 10:44 pm
Situata në Gaza përkeqësohet teksa grupet e armatosura luftojnë për ndihmat
Bota

Situata në Gaza përkeqësohet teksa grupet e armatosura luftojnë për ndihmat

29 Qershor, 2025 10:28 pm
Para
VIDEO/ Papa Françesku “bën grushte” me Rocky-n

VIDEO/ Papa Françesku “bën grushte” me Rocky-n

Horoskopi për sot, 28 korrik 2023

Horoskopi për sot, 9 shtator 2023

Temperatura të larta në të gjithë vendin, parashikimi i motit për sot

Parashikimi i motit, temperaturat deri në 35 gradë Celsius
















TE FUNDIT

Strehim gati falas: Lindja gjermane kundër shpopullimit

Strehim gati falas: Lindja gjermane kundër shpopullimit
30 Qershor, 2025

Popullsia në Gjermaninë lindore po tkurret. Projektet e strehimit me çmime të përballueshme synojnë të tërheqin njerëzit përsëri në rajon....

Lexo më shumë

Nis heqja e barrikadave në Serbi, protestuesit kërkojnë lirimin e të ndaluarve

Nis heqja e barrikadave në Serbi, protestuesit kërkojnë lirimin e të ndaluarve
30 Qershor, 2025

Në Serbi kanë nisur të hiqen barrikadat dhe të normalizohet trafiku, pasi mijëra protestues antiqeveritarë në orët e para të...

Lexo më shumë

Qendra e propagandës së Putinit në Berlin?

Qendra e propagandës së Putinit në Berlin?
30 Qershor, 2025

Në zemër të Berlinit, ende ndodhet një "Shtëpi Ruse". Sipas kritikëve, ajo përdoret për propagandë për Rusinë e Putinit. Gjermania...

Lexo më shumë

Udhëheqja e Iranit nga bunkeri, çfarë do të thotë për të ardhmen e shtetit?

Udhëheqja e Iranit nga bunkeri, çfarë do të thotë për të ardhmen e shtetit?
30 Qershor, 2025

Mungesa e udhëheqësit suprem, ajatollah Ali Khamenei, nga syri i publikut gjatë luftës Izrael-Iran mund të jetë një moment përcaktues...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com