8 Marsi shënon një ditë feste për gratë por edhe protestë kundër dhunës ndaj tyre.
Sheshi “Nënë Tereza” mëngjesin e sotëm, është mbushur nga këpucë të kuqe si një simbol protestues, mesazh ky i përbashkët i shoqërisë kundër dhunës ndaj grave dhe vajzave për të gjitha jetët e humbura.
Bëhet me dije se në orën 12:00 do të zhvillohet një protestë sensibilizuese, duke e lidhur dhe me ngjarjen e trishtë ku 3 gra mbetën të vrara, njëra prej të cilave po priste dhe një fëmijë./Opinion.al