I pari i radikalëve serbë, Vojsllav Sheshel, që tashmë në Kosovë është person “Non-Grata” ka folur për zgjedhjen e Thaçit por edhe për arrestimin e Zvonko Mihajloviqit.
Sheshel në një konferencë për gazetarë ka thënë se nuk duhet lejuar arrestimet e tilla, si i Mihajloviqit, në Kosovë dhe për këtë çështje duhet të ketë takim për këtë çështje, transmeton Koha.net.
Kryeradikali serb ka thënë se Qeveria e Serbisë ka bërë lëshime në drejtim të shqiptarëve në rastin e zgjedhjes së Hashim Thaçit president të Republikës së Kosovës.
“Qeveria e tanishme e Serbisë ka bërë shumë lëshime ndaj ‘seperatistëve shqiptarë’ dhe deputetët serbë që mbështeten zgjedhjen e Hashim Thaçit president i shtetit të vetëshpallur të Kosovës”, ka thënë Sheshel.
Ndërsa për arrestimin e Mihajloviqit, Sheshel tha se duhet të arrestohen bartësit e autoriteteve kosovare që e kanë bërë këtë veprim./Express