Janë pezulluar nga puna dy mësueset e shkollës “Çajupi” që u konfliktuan ditën e djeshme. Pasi policia zbardhi ngjarjen, Zyra Vendore e Arsimit Parauniversitar Tiranë ka kërkuar nga Institucioni Arsimor mbledhjen urgjente të komisionit të etikës për vlerësimin e rastit.
Kështu, komisioni menjëherë pas kërkesës mori vendimin për pezullimin e dy mësueseve nga puna.
“Zyra Vendore e Arsimit Parauniversitar Tiranë, pasi konfirmoi zyrtarisht nga organet kompetente përfshirjen e dy mësueseve të shkollës së mesme “Andon Zako Cajupi” në konfliktin ditën e djeshme jashtë ambienteve të shkollës, ka kërkuar nga Institucioni Arsimor mbledhjen e komisionin e etikës dhe disiplinës për vlerësimin e rastit në fjalë.
Komisioni menjëherë pas kërkesës mori vendimin për pezullimin e dy mësueseve nga puna deri në zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Dëshirojmë të garantojmë opinionin publik dhe prindërit e nxënësve në veçanti, se për çdo punonjës arsimor i cili përfshihet në ngjarje që cenojnë integritetin e profesionit, apo figurën e lartë të mësuesit, institucionet tona do të veprojnë pa asnjë tolerim, duke u mbështetur në aktet ligjore dhe nënligjore në fuqi”, njofton ZVA./Opinion.al