“Unë të vras, të pres fytin”, merr një brisk e tërheq zvarrë e fut në garazh dhe e dhunon sa e lë pa frymë. Ka ndodhur në Itali me një çift shqiptarësh.
Mediat italiane raportojnë se ka nisur procesi gjyqësor ndaj shqiptarit 55-vjecar, që dhunoi dhe kërcënoi me jetë gruan e tij 49-vjeçare edhe ajo shqiptare.
Pasi ishin martuar në Shqipëri, burrë e grua shkuan në Itali. Aty u divorcuan shpejt, pasi shqiptari gjeti një tjetër femër dhe e la gruan. Pasi punët nuk i shkuan mirë edhe me të dytën e la edhe atë dhe pas negociatash u bashkua sërish me gruan e parë dhe të dy u kthyen të jetonin sërish bashkë në Ponte di Piave në Treviso, raporton panorama.
Por që në muajt e parë bashkëjetesa kishte probleme, sherre të vazhdueshme dhe dhunë, edhe për motive të kota.
Ndërkohë që një mbrëmje sherri mori përmasa dramatike. Burri e zuri gruan nga flokët dhe e tërhoqi zvarrë në garazh. Aty i përplasi kokën në një mobilje të vjetër duke i thënë “Të vras, të pres fytin”.
Më pas mori një mjet prerës tip biçaku me teh 6 cm të gjatë dhe nisi ta qëllonte, plagë të tëra në trup, gjoks dhe fyt. Plagët i shkaktuan gruas hemorragji të madhe dhe gjendje shoku. Por, nuk dihet se si e gjeti forcën të thërriste për ndihmë dhe një komshi thërriti policinë. Gruaja u dërgua me urgjencë në spital dhe burri pas hekurave, në pritje të drejtësisë.