Presdienti i nderit i Bajernit të Mynihut, Franc Bekenbauer i ka dhënë një mesazh të qartë trajnerit Pep Guardiola për të mos iu afruar David Alabës.
Spanjolli do të marrë drejtimin e Mancecster Sitit dhe mediat britanike e gjermane kanë bërë me dije se Pep ka piketuar mbrojtësin austriak si një nga elemnetët që dëshiron ta ketë në klubin e tij të ri.
Gazeta gjermane “Bild” ka raportuar se një lajm i tillë ka inaosur jo pak legjendën e Bajernit, Bekenbauer, i cili ka paralajmëruar trajnerin aktual të bavarezëve, duke thën se “një gjë e tillë nuk mund të ndodhë”.
“Nëse ka diçka të vërtetë në këtë histori kjo është e papranueshme. Por nuk besoj se Pep është në gjendje ta bëjë një gjë të tillë” ka kërcënuar kaizeri. /sportal