Detaje të reja janë zbuluar lidhur me plagosjen e dy vëllezërve mbrëmjen e djeshme në kryeqytet.
Mësohet se autori i plagosjes Gert Latifi ishte kthyer pak kohë më parë nga Italia, ku jetonte me bashkëshorten dhe fëmijët.
Sherri mes të rinjve, sipas deklarimeve të tyre, kishte nisur për ngacmimin e një vajze, 3 vite më parë.
Sipas Klan News dje 35-vjeçari komunikoi me dy vëllezërit Abazi dhe la takim për t’u sqaruar.
Konflikti mes tyre fillimisht nisi me fjalë, u pasua me sharje dhe përplasje fizike me grushta. Më pas Latifi i plagosi me thikë.
Pas ngjarjes u largua menjëherë dhe u zbulua nga mjeti që lëvizte, të cilën e kishte marrë me qira.
Përmes GPS-së së makinës policia bëri të mundur identifikimin dhe më pas lokalizimin e tij në Lushnjë në një hotel, ku iu gjet edhe një sasi kokaine.