Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Sherri/ Nëndrejtori i Teatrit ‘mbron’ Çulin: Gazetari kishte pirë drogë. Po çfarë thotë ‘dëshmitarja’?

2016/01/17 at 1:40 AM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Sherri/ Nëndrejtori i Teatrit ‘mbron’ Çulin: Gazetari kishte pirë drogë. Po çfarë thotë ‘dëshmitarja’?

Pas sherrit të ndodhur mbrëmë mes drejtorit të Teatrit Kombëtar dhe gazetarit të “ABC News” Eni Shehu, ka pasur sot një sërë reagimesh, nga artistë, gazetarë, të përfshirë ose jo në këtë ngjarje. Madje lidhur me këtë ka pasur edhe një deklaratë nga vetë institucioni.

“Gazetari provokoi dhe shqetësoi me fjalë e batuta aktorët gjatë interpretimit në skenë, duke zhurmuar, qeshur, trazuar, ata dhe mjedisin përreth”, – shkruhej në deklaratën për shtyp të Teatrit Kombëtar, ndërkohë që ka reaguar për këtë edhe nëndrejtori i këtij institucioni, duke mbrojtur tezën e Çulit.

“Mbrëmë në një sallë të mbushur plot si asnjëherë në prova gjenerale gazetari që pretendon se është dhunuar, përgjatë dy akteve të para të shfaqjes është sjellë në mënyrë të papranueshme. Ka ngacmuar me fjalë aktorët, duke shoqëruar me batuta fyese veprimet e tyre skenike dhe duke na rikthyer imazhet e të fortëve që vinin në sallën e teatrit në vitet ’98-‘­99 vetëm për të shprehur frustrimet e tyre. I tërhoqëm disa herë vëmendjen gjatë shfaqjes, por sasia e drogës që do kishte konsumuar e kishte bërë një person të papërgjegjshëm. Në pushim të akteve i kërkuam të largohej nga shfaqja. Tre herë e refuzoi kërkesën tonë. U detyruam ta shoqëronin jashtë sallës. Ai mund të pretendojë se është dhunuar, por vetëm është shoqëruar prej krahësh jashtë godinës. Një veprim të tillë do të bëhej me çdo person që do kryente aktet e tij. Statusi prej gazetari nuk e bën imun ndaj sjelljeve të padenja në një institucion arti”, – ka përfunduar Noset Shijaku. Lidhur me akuzat për drogë gazetari Eni Shehu thotë se është i gatshëm të bëjë çdo lloj testi.

Por një tjetër zë, i pranishëm gjithashtu dje në shfaqje, ka mohuar në mënyrë kategorike të gjitha akuzat e institucionit për kolegun gazetar, duke thënë se ishte ngjitur me të dhe se Shehu nuk bëri asgjë për t’i tërhequr vëmendjen aktorëve. Fatmira Nikolli, redaktore e kulturës në “Gazeta Shqiptare” përmes dy postimeve në “Facebook” ka sqaruar gjithë çfarë ka ndodhur në sallë. “Pritet nga çasti në çast, të thuhet se ‘gazetari doli në skenë dhe i kapi aktorët për fyti’. S’ka mbetur gjë tjetër pa u shpifur! Nuk e kuptova se nga i dëgjuan “zyrtarët” në shtëpi fyerjet e Eni Shehut kur nuk i ka dëgjuar njeri në skenë a në sallë. Manipulimi i opinionit publik – i frikshëm. Hajde e kërko reagim zyrtar nga këta njerëz që për ngjarje që i sheh me sytë e tu, gënjejnë. Mendo çfarë bëhet me çështje të tjera kyçur në zyra, sirtarë e pas muresh”, – shkruan në statusin e saj sot në mëngjes, gazetarja Nikolli.

Ju sugjerojmë

Spiropali: Vendimet e Kushtetueses, kontribut për forcimin e shtetit të së drejtës!
Aktualitet

Spiropali: Vendimet e Kushtetueses, kontribut për forcimin e shtetit të së drejtës!

14 Korrik, 2025 11:23 am
Ekzekutimi i vendimeve të Gjykatës Kushtetuese/Zaçaj:Detyrim për të gjitha pushtetet
Aktualitet

Ekzekutimi i vendimeve të Gjykatës Kushtetuese/Zaçaj:Detyrim për të gjitha pushtetet

14 Korrik, 2025 11:11 am
Parkimi i dyfishtë, policia masa të ashpra deri në burg
Aktualitet

Parkimi i dyfishtë, policia masa të ashpra deri në burg

14 Korrik, 2025 11:06 am
Në kërkim ndërkombëtar për trafikim narkotikësh/Pranga 40 vjeçarit, do ekstradohet..
Aktualitet

Në kërkim ndërkombëtar për trafikim narkotikësh/Pranga 40 vjeçarit, do ekstradohet..

14 Korrik, 2025 11:00 am
Dhjetëra njerëz të vrarë në përleshjet sektare në Siri
Bota

Dhjetëra njerëz të vrarë në përleshjet sektare në Siri

14 Korrik, 2025 10:58 am
Lirohet nga qelia ish-Shefi i Rrugores Roven Zeka
Aktualitet

Lirohet nga qelia ish-Shefi i Rrugores Roven Zeka

14 Korrik, 2025 10:54 am
“Pastrim” në administratë dhe ndëshkim për zyrat që abuzojnë me…porositë e Ramës
Aktualitet

“Pastrim” në administratë dhe ndëshkim për zyrat që abuzojnë me…porositë e Ramës

14 Korrik, 2025 10:33 am
Barnat/Rama:Po punojmë me Ministrinë për furnizimin e sistemit. Kontroll bulmetit..
Aktualitet

Barnat/Rama:Po punojmë me Ministrinë për furnizimin e sistemit. Kontroll bulmetit..

14 Korrik, 2025 10:26 am
Franca dyfishon shpenzimet ushtarake, Macron: Liria jonë nuk ka qenë kaq në rrezik
Bota

Franca dyfishon shpenzimet ushtarake, Macron: Liria jonë nuk ka qenë kaq në rrezik

14 Korrik, 2025 10:18 am
Ndezi zjarrin që shkrumboi 10 ha bimësi, arrestohet 41-vjeçari
Aktualitet

Ndezi zjarrin që shkrumboi 10 ha bimësi, arrestohet 41-vjeçari

14 Korrik, 2025 10:15 am
Para
Pamjet e kamerave të  sigurisë/ Ja si u grabit kazinoja në Tiranë

Pamjet e kamerave të sigurisë/ Ja si u grabit kazinoja në Tiranë

Dyshimet e policisë greke, Klodi Lesi mund të jetë arratisur në Itali

Dyshimet e policisë greke, Klodi Lesi mund të jetë arratisur në Itali

Quagliarella: Ja tmerri që përjetova në Napoli

Quagliarella: Ja tmerri që përjetova në Napoli

Please login to join discussion

TE FUNDIT

Spiropali: Vendimet e Kushtetueses, kontribut për forcimin e shtetit të së drejtës!

Spiropali: Vendimet e Kushtetueses, kontribut për forcimin e shtetit të së drejtës!
14 Korrik, 2025

Elisa Spiropali, kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, mori pjesë sot në prezantimin e udhërrëfyesit për jurisprudencën e Gjykatës Kushtetuese. Që...

Lexo më shumë

Ekzekutimi i vendimeve të Gjykatës Kushtetuese/Zaçaj:Detyrim për të gjitha pushtetet

Ekzekutimi i vendimeve të Gjykatës Kushtetuese/Zaçaj:Detyrim për të gjitha pushtetet
14 Korrik, 2025

Po mbahet ceremonia e prezantimit të Udhërrëfyesit për Jurisprudencën e Gjykatës Kushtetuese. Gjatë fjalës së saj kryetarja Holta Zaçaj foli...

Lexo më shumë

Parkimi i dyfishtë, policia masa të ashpra deri në burg

Parkimi i dyfishtë, policia masa të ashpra deri në burg
14 Korrik, 2025

“Parkimi i dyfishtë në rrugë nuk do të konsiderohet më si një kundravajtje administrative, por si një bllokim i kalimit...

Lexo më shumë

Në kërkim ndërkombëtar për trafikim narkotikësh/Pranga 40 vjeçarit, do ekstradohet..

Në kërkim ndërkombëtar për trafikim narkotikësh/Pranga 40 vjeçarit, do ekstradohet..
14 Korrik, 2025

Finalizohet operacioni policor i koduar “Operacionalja 55”, ku është vënë në pranga me qëllim ekstradimin në Itali, një shtetas i...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com