Njëri prej autorëve kryesorë të dyshuar në rrahjen masive në Shkodër është arrestuar nga policia e Shkodrës.
Forcat “Shqiponja” kanë bërë të mundur arrestimin e 17-vjeçarit A.K. i cili dyshohet si një prej personave kryesorë në këtë konflikt.
17-vjeçari është vëllai i një personi tjetër që është nxënës në shkollën e mesme “Shejnaze Juka”, ndërsa edhe personi tjetër i konfliktuar me dy vëllezërit është nxënës i shkollës.
Në këtë konflikt mbetën tre të dëmtuar nga sende të forta dhe thikë, ndërsa janë jashtë rrezikut për jetën.

















