Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Sherri me Tahirin/ Kastriot Dervishi: Dikur Ilir Marko i LSI ishte levë në dorën e Ministrit

2017/06/23 at 12:06 PM
në Aktualitet, Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Sherri me Tahirin/ Kastriot Dervishi: Dikur Ilir Marko i LSI ishte levë në dorën e Ministrit

Saimir Tahiri sulmoi dje Ilir Metën ku ndër të tjera tha se i kishte vendosur përgjues përmes zv/ministrit të Brendshëm i LSI, Ilir Marko. Ky i fundit nuk hezitoi dhe i dërgoi në sms Tahirit (që u bë publik), ku thoshte se Tahirin e kanë përgjuar shërbimet e huaja dhe ato e hoqën nga ministër. Rama mori vendimin drastik duke shkarkuar nga detyra zv.ministrin e LSI, Ilir Marko. Por sot vjen një tjetër dëshmi për marrëdhëniet, Tahiri-Marko. Eshtë ish-drejtori i arkivit në Ministrinë e Brendshme, Kastriot Dervishi që thotë se Tahiri e ka përdorur si vegël Markon. Përmes tij ka bërë spastrimet në administratë. Derishi tregon edhe si u largua padrejtësisht nga puna.

Shënimi në facebook i Dervishit:

Dy fjalë për sherrin Tahiri-Marko

Lexova sot në fb një tekst demaskues të ish ministrit të Punëve të Brendshme, Saimir Tahiri, kundër presidentit të zgjedhur Ilir Meta. Nuk më intereson fare brendia e këtij, por meqë në të doli dhe mori udhë emri i Ilir Markos, më duhet të them për publikun disa të vërteta. Natyrisht nuk do komentoj asgjë rreth kazanëve e tepsive apo për çështje që nuk lidhen me mua, por vetëm ato që i takojnë “gjymit” tim.
Ilir Marko ishte emërimi i parë i Saimir Tahirit në MPB në shtator 2013 si drejtor i Inspektimit.
Në periudhën shtator 2014 deri në janar 2016 ka qenë i besuari i Saimir Tahirit, duke dhënë kontribut, në shkatërrimin e administratës së kësaj ministrie, përpilimin e listave të personave që do hiqeshin nga puna në nëntor 2013 si “armiq të partisë në pushtet”, etj.

E pra, kryekëshilltari i Saimir Tahirit ka qenë Ilir Marko, tanimë i akuzuar ndryshe nga ish-ministri.
Personi i parë që është përdorur kundra meje, me porosi të Saimir Tahirit, ka qenë Ilir Marko. Pra si “aksioner” i përpilimit të memos së parë nga inspektori Anastas Meçi, përmbajtja e së cilës ishte tërësisht amatore e me shkelje të rënda ligjore (përveçse me fshehje të vërtetash).
Mjafton t’ju citoj një rresht të kësaj memoje të datës 18.9.2014 drejtuar sekretarit të përgjithshëm, në të cilin dallohet lehtas “analfabetizmi administrativ”:

“Në zbatim të porosisë suaj lidhur me administrimin, ruajtjen nxjerrjen dhe asgjësimin e informacionit të klasifikuar sekret shtetëror…”. Nuk ka arkivist që i jep dum kësaj fjale.

Kur nuk gjetën asgjë kundra meje, filluan teknikën e sajesave, të cilat gjykata i gjeti në shkelje të rënda të ligjit. U largova nga detyra sepse isha profesionist dhe nuk isha komunist apo derivat i tyre.
Me sa pashë, që të vijoje punë në atë ministri duhej të ishte i paaftë dhe militant i orëve të para dhe sigurisht bir oficeri kontributor në diktaturën komuniste. Sigurisht nuk e plotësoja këtë kusht.
Pas veprimeve kundra meje (në fakt ndaj Arkivit) ku ishte “aksioner” edhe Ilir Marko, ministri Saimir Tahiri dhe sekretari i përgjithshëm Genc Gjonçaj i dhanë Arkivit të Sistemit të MPB-së shkelmin më të madh në historinë e vet, aq sa sot ky Arkiv është vetëm me një arkivist dhe për pasojë gjithë sistemi arkivor i MPB-së është krejt jashtë funksionit.

Nuk e kam kuptuar kurrë nëse e bënë këtë nga padija apo nga urrejtja. Sido që të jetë, me veprimet dhe mosveprimet e tyre, i kanë shkaktuar një dëm të pallogaritshëm trashëgimisë historike të Shqipërisë, pasojat e së cilës do jenë fatalisht shumë të gjata.
Praktikën e rastit tim ia kam bërë të njohur institucioneve ndërkombëtare si dhe do ta bëj publike të gjithën në një rast të përshtatshëm.

Mjaftonte që Saimir Tahiri të kujtonte si e nxiste Ilir Markon në gushtin e vitit 2014 të gjente apo sajonte ndonjë gjë për të më hequr nga puna e drejtorit të Arkivit (këto biseda i kam ditur qysh në atë kohë). Se në këtë lojë të ulët e të mjerë u përdorën letrat klasore që bënin oficerët pleq të Sigurimit si p.sh. Idajet Hoxha (më kanë nderuar sepse nuk pres lëvdata prej tyre).

Nuk e di cili është mirëbërësi jetës së Ilir Markos, por mendoj se këtë herë Saimir Tahirit duhet t’i përgjigjet gjerësisht e jo me sms vetëm Ilir Marko.

Do ishte në nderin e Ilir Markos, të deklaronte ndër të tjera publikisht atë që u bë kundra meje në shtator 2014 se fjalë të përgjithshme me kazanë, gjyma, qypa, kusi, kemi dëgjuar mjaftueshëm këtë sezon. Të mësojë publiku shqiptar si zbatohet ligji dhe maliqi leninist i luftës së klasave nga “shtetbërësit”. Le të thotë të vërtetën dhe këtë t’ia çojë edhe DAP-it, në mënyrë që ky ta ketë si medalje nderi në punën e tij certifikuese ndaj shkeljeve ligjore.

Etiketa: kastriot dervishiMarkotahiri

Ju sugjerojmë

Boshti i fshehur SHBA-Rusi, cili është plani për të shpërbërë BE-në?
Bota

Boshti i fshehur SHBA-Rusi, cili është plani për të shpërbërë BE-në?

1 Dhjetor, 2025 3:32 pm
Papa kërkon shtet palestinez: Ndryshe, konflikti nuk do të zgjidhet kurrë
Bota

Papa kërkon shtet palestinez: Ndryshe, konflikti nuk do të zgjidhet kurrë

1 Dhjetor, 2025 2:28 pm
“Kafeja” e demokratëve të pakënaqur, Berisha: I pres ata që kërkojnë të më takojnë
Politikë

“Kafeja” e demokratëve të pakënaqur, Berisha: I pres ata që kërkojnë të më takojnë

1 Dhjetor, 2025 1:36 pm
Berisha: PD do bëjë padi ndaj Ramës për mashtrim publik
Kryesore

Berisha: PD do bëjë padi ndaj Ramës për mashtrim publik

1 Dhjetor, 2025 1:32 pm
Si po hyn AI në botën materiale përmes robotëve të zgjuar
Life Style

Si po hyn AI në botën materiale përmes robotëve të zgjuar

1 Dhjetor, 2025 1:05 pm
4 plumba i morën jetën Edmond Mëhallës, gjendet pistoletë në mjetin e djegur
Kronikë

4 plumba i morën jetën Edmond Mëhallës, gjendet pistoletë në mjetin e djegur

1 Dhjetor, 2025 12:25 pm
Në gjendje të dehur në timon, arrestohen 7 shoferë në Durrës
Kronikë

Në gjendje të dehur në timon, arrestohen 7 shoferë në Durrës

1 Dhjetor, 2025 12:23 pm
Qentë endacakë sulmojnë një person në Vlorë
Aktualitet

Qentë endacakë sulmojnë një person në Vlorë

1 Dhjetor, 2025 12:18 pm
Berisha: Unë nuk sulmoj drejtësinë, por krimin brenda sistemit
Kryesore

Berisha: Unë nuk sulmoj drejtësinë, por krimin brenda sistemit

1 Dhjetor, 2025 12:05 pm
Sulmohet autoblinda në Itali, vidhen dy milionë euro
Bota

Sulmohet autoblinda në Itali, vidhen dy milionë euro

1 Dhjetor, 2025 12:04 pm
Para
FOTO/ Ushtaraket më të bukura në botë i ka Izraeli

FOTO/ Ushtaraket më të bukura në botë i ka Izraeli

Foto/ Rama nuk mbahet, shikoni çfarë ka bërë kësaj radhe

Foto/ Rama nuk mbahet, shikoni çfarë ka bërë kësaj radhe

Ministri i Jashtëm tregon se nuk i ka mirë punët me njeriun e afërt të Ramës

Ministri i Jashtëm tregon se nuk i ka mirë punët me njeriun e afërt të Ramës

TE FUNDIT

Boshti i fshehur SHBA-Rusi, cili është plani për të shpërbërë BE-në?

Boshti i fshehur SHBA-Rusi, cili është plani për të shpërbërë BE-në?
1 Dhjetor, 2025

Një fantazmë po endet në kontinentin e vjetër: ajo e shpërbërjes së Bashkimit Evropian. Në dokumentin e tij të fundit...

Lexo më shumë

Papa kërkon shtet palestinez: Ndryshe, konflikti nuk do të zgjidhet kurrë

Papa kërkon shtet palestinez: Ndryshe, konflikti nuk do të zgjidhet kurrë
1 Dhjetor, 2025

Një shtet palestinez është “zgjidhja e vetme” për konfliktin disa dekadash me Izraelin, deklaroi Papa Leoni XIV, duke dëshmuar kështu...

Lexo më shumë

“Kafeja” e demokratëve të pakënaqur, Berisha: I pres ata që kërkojnë të më takojnë

“Kafeja” e demokratëve të pakënaqur, Berisha: I pres ata që kërkojnë të më takojnë
1 Dhjetor, 2025

Gjatë konferencës së sotme për mediat, Sali Berisha u ndal te takimi i mbajtur pak ditë më parë mes Ervin...

Lexo më shumë

Berisha: PD do bëjë padi ndaj Ramës për mashtrim publik

Berisha: PD do bëjë padi ndaj Ramës për mashtrim publik
1 Dhjetor, 2025

Kryedemokrati Sali Berisha deklaron se PD do të padisë kryeministrin Edi Rama për mashtrim publik. Në konferencën për  mediat, Berisha...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com