Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Sherri familjar, mbesa luan fijet e saj në gjykatë për t’i marrë xhaxhait shtëpinë

2024/04/25 at 9:05 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Sherri familjar, mbesa luan fijet e saj në gjykatë për t’i marrë xhaxhait shtëpinë

Arben Vyshka nga Elbasani denoncon në “Stop” mbesën e tij Sonila Leci, me profesion avokate, po në këtë qytet.

Konflikti mes xhaxhait dhe mbesës ka lindur për shkak të pronësisë. Në vitin 1994 dy vëllezërit Vyshka vendosën që të ndërtonin një shtëpi 3 katëshe në oborrin e shtëpisë së vjetër.

“Meqë shtëpia ishte rrënuar me mirëkuptimin e prindërve ramë dakord që unë të zhvilloja shtëpinë në fushën ku ishte shtëpia e vjetër. Ndërtova shtëpinë. Më propozoi edhe vëllai tjetër që jetonte në pallat tek lagja “29 Nëntori” në katin e pestë me dy dhoma e një kuzhinë dhe pretendoi që edhe ai ka qejf të zhvillojmë shtëpinë bashkë”, tha ai.

Me dokumentet e shtëpisë u mor vëllai i madh Aliu, pasi Arbeni më shumë punonte në Greqi. Dokumentet e pronës u bënë te noterja Majlinda Lato, gjithsej tre dokumenta.

“Ramë dakord me prindërit bashkë dhe me vëllain që shtëpia të zhvillohej tre kate dhe në katin e parë dhe të dytë propozoi vëllai që meqë jam lodhur me pallatin, të rri unë në katin e parë dhe të dytë. Nuk ka problem se unë isha i ri, 30 vjeç. Me një kusht thashë unë që do kemi të ndara dhe hyrjet. Ti do kesh hyrjen tënde dhe unë do kem hyrjen e shtëpisë ekzistuese me shkallë më vete dhe nga jashtë”, tha ai.

Konflikti mes vëllezërve nisi për tendën, që u vendos mbi katin e tyre.

“Ndërtoi një tendë përpara katit të 3. Bëra shumë debat. Erdhi policia. Më thanë o Arben ti je vetë në institucion se atëherë punoja në institucion të bashkisë edhe më thanë që merr rrugën ligjore. Në fund fare nuk e prishi sepse këta hapën gjyq”, tha Vyshka.

Në këtë moment hyn në lojë mbesa avokate Arbenit, Sonila Leci, e cila hapi një proces gjyqësor kundër INUK Elbasan, që vendosi prishjen e tendës së vendosur nga i ati Ali Vyshka, që sot nuk jeton më.

“Gjyqi zgjati dy vjet. Fitoi institucioni. Me vendim të Shkallës së Parë, të Apelit dhe me vendim të Gjykatës së Lartë u la në fuqi për prishje. Vjen urdhri i ekzekutimit, paralajmërimi, brenda harkut 5 ditor kjo bëri të mundur që hapi gjyq dhe tha pavlefshmëri absolute. Hapi gjyq tjetër. Këtu u pretenduar pavlefshmëri absolute të njërës prej kontratave”, tha ai.

Por në skenë ka dalë një tjetër kontratë, me emrin e noteres Majlinda Lato, sipas të cilës Arbeni ia ka falur të gjithë shtëpinë të vëllait, Aliut. Ka dyshime të arsyetuara, që kjo kontratë është e falsifikuar dhe nuk është firmosur nga noterja dhe këtë e konfirmon ajo vetë.

Noterja Majlinda Lato: Beni, unë kam qenë gjithmonë korrekte në punën time dhe ti s’ke pasur asnjë herë vërejtje për mua…

Denoncuesi Arben Vyshka: Si korrekte?! Ka filluar procesi gjyqësor, ti s’ke qenë korrekte dhe me ato, që ke deklaruar në proces-verbal… Kontrata, që ata pretendojnë, që më ka goditur, nuk ka ekzistuar këtu, që Beni i ka falur të gjithë shtëpinë 3-katëshe. Shiko firmën, që është false edhe e jotja edhe timen. Kjo s’është firma ime, kjo s’është firma jote…ok? Vetëm këtu është firma e Aliut…E shikon? Po unë tani u dogja…, si ta hedh poshtë?

Noterja Majlinda Lato: Në rregull o Beni! Vazhdoni gjyqet! Hidhe poshtë këtë! Hidhe poshtë, po me gjyq, o Beni!

Denoncuesi Arben Vyshka: Unë në datën 24 dal nga shtëpia, e kam në Gjykatë të Lartë…, po e kanë marrë mo ato… Dëgjo bëje firmën këtu! Bëje firmën Majlinda këtu!

Noterja Majlinda Lato: Kjo është firma ime, çfarë do të të them tani?

Denoncuesi Arben Vyshka: Po si e keni futur këtë kontratë këtu?

Noterja Majlinda Lato: Nuk kam fut gjë, i keni sjellë ju…, po i keni sjellë ju …, mo Beni.

Denoncuesi Arben Vyshka: Po me këtë ma morën shtëpinë.

Noterja Majlinda Lato: S’është firma ime. Hidhe poshtë! E ka bërë Islam Vapi, more Beni.

Denoncuesi Arben Vyshka: Po ç’më duhet mua? Ti je notere. Kush e noterizon? Avokati mund të thotë, çfarë të dojë.

Noterja Majlinda Lato: O Beni! 30 vjet përpara, bjere dorën këtu, 30 vjet përpara…

Denoncuesi Arben Vyshka: Jo, nuk ta jap dorën, se ti më shkatërrove mua…/Tv Klan

Ju sugjerojmë

Priti penalltinë e Letonisë, Strakosha zbulon çfarë i tha trajneri para goditjes
Sport

Priti penalltinë e Letonisë, Strakosha zbulon çfarë i tha trajneri para goditjes

10 Qershor, 2025 11:20 pm
Shqipëria barazoi me Letoninë, Mario Mitaj: Kundërshtar i fortë
Sport

Shqipëria barazoi me Letoninë, Mario Mitaj: Kundërshtar i fortë

10 Qershor, 2025 11:14 pm
Sorensen thotë se po bëhen përgatitje për një takim të nivelit të lartë Kosovë-Serbi
Rajoni

Sorensen thotë se po bëhen përgatitje për një takim të nivelit të lartë Kosovë-Serbi

10 Qershor, 2025 10:52 pm
Përfundon me barazim sfida Letoni-Shqipëri
Kryesore

Përfundon me barazim sfida Letoni-Shqipëri

10 Qershor, 2025 10:46 pm
Lumi Vjosa në UNESCO, Kumbaro: Vendimi zyrtar pritet në shtator
Aktualitet

Lumi Vjosa në UNESCO, Kumbaro: Vendimi zyrtar pritet në shtator

10 Qershor, 2025 10:34 pm
Izraeli kryen sulme vdekjeprurëse në Liban
Bota

Izraeli kryen sulme vdekjeprurëse në Liban

10 Qershor, 2025 10:10 pm
Negociatat me BE, Komisionerja Kos nesër video-konferencë me Ramën
Kryesore

Negociatat me BE, Komisionerja Kos nesër video-konferencë me Ramën

10 Qershor, 2025 9:55 pm
Mbyllet pjesa e parë e ndeshjes, Letonia barazon shifrat në minutat e fundit
Kryesore

Mbyllet pjesa e parë e ndeshjes, Letonia barazon shifrat në minutat e fundit

10 Qershor, 2025 9:43 pm
Shqipëria kalon në avantazh, kuqezinjtë shënojnë ndaj Letonisë
Kryesore

Shqipëria kalon në avantazh, kuqezinjtë shënojnë ndaj Letonisë

10 Qershor, 2025 9:20 pm
Letonezët fitojnë penallti, por Strakosha mbron portën kuqezi
Sport

Letonezët fitojnë penallti, por Strakosha mbron portën kuqezi

10 Qershor, 2025 9:14 pm
Para
Iris Luarasi: Reportazhi i “RAI 3” është kundër Melonit

Iris Luarasi: Reportazhi i "RAI 3" është kundër Melonit

Meta: SPAK është i ftuar në Konventën e PL, të japë kontributin e tij

Meta: SPAK është i ftuar në Konventën e PL, të japë kontributin e tij

Gruaja akuzohet për korrupsion, Sanchez drejt dorëheqjes, Rama-kryeministrit spanjoll: Mos u dorëzo para shpifësve

Gruaja akuzohet për korrupsion, Sanchez drejt dorëheqjes, Rama-kryeministrit spanjoll: Mos u dorëzo para shpifësve

TE FUNDIT

Priti penalltinë e Letonisë, Strakosha zbulon çfarë i tha trajneri para goditjes

Priti penalltinë e Letonisë, Strakosha zbulon çfarë i tha trajneri para goditjes
10 Qershor, 2025

Thomas Strakosha u bë protagonist në sfidën ndaj Letonisë që u mbyll në barazim 1-1 pasi priti një penallti. Në...

Lexo më shumë

Shqipëria barazoi me Letoninë, Mario Mitaj: Kundërshtar i fortë

Shqipëria barazoi me Letoninë, Mario Mitaj: Kundërshtar i fortë
10 Qershor, 2025

Mario Mitaj foli për Tv Klan, pas barazimit të Kombëtares ndaj Letonisë në transfertë. Ndër të tjera, mbrojtësi deklaroi se...

Lexo më shumë

Sorensen thotë se po bëhen përgatitje për një takim të nivelit të lartë Kosovë-Serbi

Sorensen thotë se po bëhen përgatitje për një takim të nivelit të lartë Kosovë-Serbi
10 Qershor, 2025

Emisari evropian për dialogun, Peter Sorensen, tha se po bën përgatitje për organizimin e një takimi të nivelit të lartë...

Lexo më shumë

Përfundon me barazim sfida Letoni-Shqipëri

Përfundon me barazim sfida Letoni-Shqipëri
10 Qershor, 2025

Ka përfunduar pa fitues sfida në Riga mes Shqipërisë dhe Letonisë. Kuqezinjtë u ndanë në barazim 1-1 kundër letonezëve. Kombëtarja ...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com