Një person është qëlluar me thikë ditën e sotme në Fier. Mësohet se ai është goditur me thikë nga një 50-vjeçar tek terminali i autobusëve në Mbyet.
Autori i ngjarjes është arrestuar nga policia, ndërsa personi që u qëllua me thikë është transportuar në spital dhe po merr ndihmë mjekësore.
Policia po vijon hetimet për të sqaruar plotësisht rrethanat e këtij rasti./ Opinion.al