Deputeti socialist Taulant Balla dhe dhëndri i ish-kryeministrit Berisha, Jamarbër Malltezi janë konfliktuar mbrëmë në Romë, sipas nje dencimi te bere ne policisi nga Taluant Balla.
Jamarbër Malltezi ka qëne i shoqëruar nga bashkëshortja e tij Argita. Kjo e fundit ka nisur nje sherr verbal me Ballën me pas Jamarberi e ka qelluar deputetin socialist. Kjo sipas burimeve nga policia qe i referohen denoncimit te Taulant Balles.
Sipas burimeve ne polici te Opinion.al ngjarja ka ndodhur në aeroportin “Leonardo da Vinçi” të Romës dhe me të mbërritur në Tiranë deputeti socialist ka bërë denoncimin për këtë ngjarje. Cështja tashmë i ka kaluar prokurorisë me akuzën “goditje për shkak të detyrës”. Sipas Balles, Malltezi e ka fyer dhe më pas goditur deputetin socialist.
Po sipas burimeve thuhet se materialet i kane kaluar prokurorise ne oret e para te mengjesit te dites se sotme.
Gjatë ditës priten reagime në lidhje me këtë ngjarje për të zbardhur plotësisht atë që ka ndodhur. Nuk është hera e parë që Taulant Balla dhe Jamarbër Malltezi shkëmbejnë akuza me njëri-tjetrin. /opinion.al