Një konflikt mes një familjeje është regjistruar mesditën e sotme në Durrës, ku një persona ka goditur me thikë kunatin e tij.
Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur në lagjen nr.15 në Durrës, ku shtetasi F. H., gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me thikë kunatin e tij, shtetasin S. T..
Ky i fundit ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve ndërsa policia ka nisur punën për kapjen e autorit.
“Rreth orës 12:00, në lagjen nr.15 Durrës, shtetasi F. H., gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me mjet prerës (thikë), kunatin e tij, shtetasin S. T., i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Vijon puna për kapjen e shtetasit F. H.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes”,-ka njoftuar policia./Opinion.al