Policia e Fierit ka proceduar penalisht një 19-vjeçare dhe një 17-vjeçare, pasi janë konfliktuar me një tjetër 17-vjeçare.
Mësohet se konflikti ka ndodhur për motive të dobëta.
“E.Sh., 19 vjeçe dhe për një 17-vjeçare, të dyja banuese në Fier, pasi dyshohet se për motive të dobëta janë konfliktuar fizikisht, me një shtetase 17 vjeçe”, njoftoi policia.