Një drejtues mjeti ka përfunduar në spital pas sherrit me një shofer tjetër që erdhi si pasojë e fërkimit të mjeteve.
Incidenti ka ndodhur në periferi të Tiranës pranë një qendre tregtare. Dy drejtuesit F.D. dhe M.B. u konfliktuan me sende të forta. Për pasojë, F.D. u transportua në spital pasi pësoi lëndime.
Policia që shkoi në vendngjarje gjeti aty edhe një armë zjarri, dhe po heton për të gjetur se kujt i përket.
“Më datë 22.08.2024, në afërsi të rrethrrotullimit të Teg-ut, dyshohet se për shkak të një konflikti të çastit për një fërkim mjetesh, janë konfliktuar me sende të forta shtetasit F. D., dhe M. B. Gjatë konfliktit është dëmtuar me sende të forta shtetasi F. D., i cili po transportohet në spital për ndihmë mjekësore.
Në vendngjarje është gjetur një armë zjarri dhe po punohet për identifikimin e poseduesit të saj”,-njofton policia.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.