Një person është vrarë me thikë brenda një lokali në Komune e Parisit. Autori është kapur nga policia, ndërsa mësohet se të dy kanë qenë punonjës të lokalit.
Ngjarja ka ndodhur në një lokal, pas një konflikti mes picierit Filip Shehu dhe kuzhinierit Indrit Salimllari, i cili ka ndërruar jetë pas plagëve të marra nga goditjet me thikë.
Autori i plagosjes është arrestuar nga policia, ndërsa mësohet se mes autorit dhe viktimës ka patur konflikte prej kohësh. Filip Shehu ka pretenduar se Indrit Salimllari e bullizonte.
















