ELBASAN- Një nxënës ka mbetur i plagosur pas një sherri në shkollën profesionale “Ali Myftiu”. Sipas policisë, dy nxënës janë konflikuar me njëri-tjetrin. Ata janë K.D, 16 vjeç, banues në fshatin Godolesh Elbasan, nxënës i shkollës së mesme profesionale “Sali Ceka” dhe E.T, 16 vjeç, banues në fshatin Griqan Elbasan, nxënës i shkollës së mesme profesionale “Ali Myftiu”.
“Shtetasi K.D, gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me sende të forta shtetasin E.T, i cili u dërgua menjëherë në spitalin Kirurgjik Elbasan dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën”.
Policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe po punon për kapjen e autorit.