Një konflikt çasti mes dy fqinjëve në Balldre të Lezhës ka degraduar në përdorimin e sëpatës.
Si pasojë e sherrit ka mbetur i plagosur një prej tyre. Policia bën me dije se rreth orës 17:35, në Balldre, Lezhë, si pasojë e një konflikti për motive të dobëta është dëmtuar me një mjet prerës(kosor), shtetasi L. M., 47 vjeç, i cili po merr mjekim në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Nga veprimet e para hetimore të kryera nga grupi hetimor dyshohet se 47 vjeçari është goditur nga shtetasit S. B., dhe djali i tij shtetasi N. B., gjatë konfliktit fizik mes tyre.
Po nga konflikti është dëmtur lehtë dhe shtetasi N.B, i cili pas ndihmën mjeksore do shoqërohet në Komisariat për veprime të mëtejshme.
Gjithashtu po nga veprimet e para hetimore dyshohet se këta shtetas kanë thyer dhe xhamin e parë të automjetit në pronësi të 47 vjeçarit.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit. Ndërkohë shërbimet e Policisë vijojnë kontrollet për kapjen e shtetasit S.B.