Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur në qytetin e Durrësit. Një konflikt mes dy personave ka përfunduar me vdekjen e njërit prej tyre.
Gazetari Besar Bajraktaraj raporton se autori i ngjarjes ka goditur me grusht viktimën, i cili për pasojë përfundoi në kanalin e ujërave të zeza.
Dyshimet janë se sherri mes të dyve ka nisur pas ngacmimit të gruas së autorit nga viktima e kësaj ngjarje. Mësohet se autori është vënë në pranga nga policia.
Deri më tani nuk dihen identitetet e autorit dhe viktimës. Po ashtu të paqarta mbeten edhe rrethanat e plota të kësaj ngjarjeje tragjike./tvklan.al