Një ngjarje e paprecedentë ka ndodhur ditën e djeshme tek Fakulteti i Ekonomikut, ku shefi i departamentit M.Axhami është konfliktuar me pedagogen L.Billa (Elmazi).
M.Axhami raportohet se ka dhunuar pedagogen L.Billa, për shkak të detyrës.
Shkak i sherrit, ku 43-vjeçari ka goditur me grushte kolegen e tij, mësohet se janë bërë tezat e provimit.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 arrestuan shtetasin M. A., 43 vjeç, banues në Tiranë, pasi për shkak të detyrës, dyshohet se ka goditur me grusht vartësen e tij”,-njoftoi sot policia.