Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në ambientet e jashtme të shkollës “Petro Nini Luarasi”, ku dy nxënës janë përfshirë në një sherr i cili fillimisht ka qenë verbal më pas ka degjeneruar në dhunë.
Sipas policisë së Tiranë rreth orës 09: 30 minuta, dy nxënës adoleshentë janë konfliktuar me grushta dhe sende te forta.
Nxënësi me inicialet S. N., ndodhet ne spital dhe po merr mjekim dhe është jashtë rrezikut për jetën ndërsa nxënësi tjetër F. P., ndodhet ne ambientet e komisariait te policisë nr 2.
Grupi hetimor po punon per sqarimin e plotë të rrethanave te këtij konflikti