Një 22 vjeçar është plagosur dje në Tiranë pas një sherri me thika me dy persona të tjerë. Policia thotë 22 vjeçari me iniciale K.F. është jashtë rrezikut për jetën.Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Nikolla Jorga”, mbrapa ish “Ekspozitës”, në një lokal bastesh.
Autorët e plagosjes janë Franc Barçi, 20 vjeç, i arrestuar tashmë dhe K. H., 24 vjeç i shpallur në kërkim. Policia nuk ka zbardhur ende motivet e ngjarjes.