Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur këtë të hënë në Vlorë.
Mësohet se një sherr me sende të forta midis dy personave, ka përfunduar me një të vdekur.
Ende nuk dihen detaje nga ngjarja.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rethanave.
Deri më tani nuk ka një njoftim zyrtar nga uniformat blu.