Një shërr mes tre të rinjve është regjistruar në parkimin e një qendre tregtare në rrugën dytësore në autostradën Tiranë-Durrës.
Sipas informacioneve, kanë qenë dy persona që në bashkëpunim me të tjerë kanë goditur me sende të forta një 35-vjeçar, F.H.
Policia ka nisur procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasit A. A., 39 vjeç dhe F. P., 34 vjeç, të dy banues në Tiranë.
Sherri sipas policisë ka ndodhur për motive të dobëta.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6 referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasit A. A., 39 vjeç dhe F. P., 34 vjeç, të dy banues në Tiranë, pasi në parkingun e një qendre tregtare, në rrugën dytësore autostradën Tiranë-Durrës, në bashkëpunim me disa shtetas të tjerë, pas një konflikti për motive të dobëta, kanë goditur me sende të forta, shtetasin F. H., 35 vjeç.”- njofton policia./Opinion.al