Dy persona janë plagosur si pasojë e një sherri të ndodhur mes 5 të rinjve në qytet që ka agravuar në përdorimin e sendeve të forta.
Dy të plagosurit janë dërguar në spital për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore ndërsa policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes për zbardhjen e rrethanave dhe shkaqeve të përplasjes mes të rinjve.