Një sherr masiv mes disa personave ka ndodhur në qytetin e Shijakut gjatë një ndeshjeje Futbolli të U 21-vjeçarëve.
Futbollistët e skuadrës së Erzenit dhe Partizanit janë përleshur me njëri-tjetrin në fushën e blertë Erzenit dhe Partizanit.
Policia ka reaguar pas dhunës dhe shprehet se janë lënduar dy futbollistë të Partizanit, të cilët janë nën kujdesin e mjekëve.
Njoftimi i policisë:
“Rreth orës 14:00, në fushën sportive “Tofik Jashari”, është zhvilluar ndeshja e futbollit ndërmjet ekipeve të kategorisë U-21, Erzeni-Partizani.
Organizatorët e ndeshjes nuk kanë njoftuar Policinë për këtë aktivitet.
Në përfundim të ndeshjes, janë konfliktuar fizikisht lojtarët e 2 ekipeve. Si pasojë, janë dëmtuar 2 lojtarë të ekipit Partizani, të cilët janë në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën”, thuhet në njoftimin e policisë.