Një konflikt i dhunshëm ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Tiranë.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 21:50, në rrugën “Don Bosko”.
Sipas njoftimit të policisë, një 40-vjeçar dyshohet se është konfliktuar dhe ka goditur me mjet prerës shtetasit D. H., 40 vjeç, dhe A. D., 34 vjeç, banues në Tiranë.
Si pasojë këta dy të fundit janë dëmtuar dhe ndodhen në spital.
Njoftimi i policisë:
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 3 kanë referuar materialet në Prokurori dhe po punojnë për shoqërimin e shtetasit M. D., 40 vjeç, banues në Tiranë. Mbrëmjen e djeshme, rreth orës 21:50, në rrugën “Don Bosko”, ky shtetas dyshohet se është konfliktuar dhe ka goditur me mjet prerës shtetasit D. H., 40 vjeç, dhe A. D., 34 vjeç, banues në Tiranë, të cilët si pasojë janë dëmtuar dhe ndodhen në spital, në kujdesin e mjekëve.