Rusia pretendon se ka prishur disa komplote ukrainase, që kishin për qëllim vrasjen e oficerëve të rangut të lartë dhe familjet e tyre në Moskë.
“Shërbimi Federal i Sigurisë i Federatës Ruse ka parandaluar një seri tentativash për vrasje ndaj personelit të lartë ushtarak të Ministrisë së Mbrojtjes. Katër shtetas rusë të përfshirë në përgatitjen e këtyre sulmeve janë arrestuar”, tha agjencia.
Kjo deklaratë e Rusisë vjen një javë pasi shërbimi i inteligjencës i Ukrainës SBU vrau gjeneralin Krillov, i cili ishte shefi i Trupave të Mbrojtjes Bërthamore, Biologjike dhe Kimike të Rusisë.
Agjencia e lajmeve Reuters raportoi se një burim nga SBU konfirmoi se Ukraina qëndronte pas goditjes, e cila u bë jashtë ndërtesës së banesës së zotit Krillov me një bombë të bashkangjitur në një skuter elektrik.