Ezgjan Alioski, shqiptari nga Maqedonia që shënoi golin për skuadrën maqedonase, duke barazuar rezultatin mbrëmjen e djeshme, ka folur pas përfundimit të ndeshjes me rezultatin 2 me 1 për Shqipërinë.
Alioski ka thënë se skuadra e tij e dinte se kombëtarja Shqiptare ishte skuadër e fortë por kishin patur përshtypjen se ndeshja do të përfundonte me barazim.
“Ne e dijshim se janë të fortë. Patëm përshtypjen se kjo lojë kishte me qënë barazim. Jena tu punu me të rinjtë, komplimente për shqipërinë. Janë një skuadër e fortë, kishim dhe ne shanse për të shënuar.”-tha Alioski.