Presidenti Ilir Meta ka reaguar në ditën e Kremtimit të Shenjtërimit të Nënë Terezës. Meta shprehet në një postim në “Twitter”, se dita e Kremtimit të Shenjtërimit të Nënë Terezës është një ditë feste për të gjithë shqiptarët.
Meta shprehet gjithashtu se madhështia e Nënë Terezës, krijon shpresën për të ndërtuar një Shqipëri më të drejtë, sociale dhe pranë halleve të përditshme të qytetarëve.
Në ditën e Kremtimit të Shenjtërimit të saj, presidenti ka zgjedhur ta mbyllë reagimin tij me fjalët e Nënë Terezës.
“Dashuria s’mund të mbetet vetëm. Dashuria duhet të vendoset në veprim dhe ky veprim është shërbimi. E djeshmja iku. E nesërmja nuk ka ardhur. Ne kemi vetëm të tashmen. Le të fillojmë!”/ Opinion.al E.Xh.