Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Shënim/ A e përdori policia si ‘kockë’ Elvana Gjatën për mediat?

2018/10/05 at 8:34 PM
në Aktualitet, Kryesore
Kohë leximi: 6 min
A A
Elvana Gjata vjedh instagramin e Besës, ja çfarë thotë ajo

Nga Reldar Dedaj


Ende pa u mbushur plot 24 orë nga ngjarja që ndodhi në zonën e ish-Bllokut në Tiranë, policia është munduar të paraqesë një skenar pak a shumë hollywoodi-an; disa djem të ‘rrezikshëm’ me një oreks të pashuar për para, që kërcejnë me vajza të bukura, në anën e gabuar të ligjit.

Referuar disa pamjeve filmike të disa ditëve më parë, publikuar në rrjete sociale dhe disa media, (u shitën si histori dhe me gjasë direktuar edhe nga policia se bëhet fjalë për personazhet e kësaj ngjarje, por nuk dihet sa e vërtetë është kjo ndodhi. Pasi policia kërkon çorientim të opinionit dhe krijimin e idesë se ngjarja nuk ka të bëjë me përplasjet mes bandave si në Shkodër, por për krim pasioni) tregohet se partneri i këngëtares Elvana Gjata ndodhej në një lokal nate me këngëtare dhe persona të tjerë. Në të njëjtin lokal ndodhej edhe Ervis Martinaj me Eljon Hakon. Historia vazhdon… dhe rreth orës 21:45, në lokal ka hyrë Fabiol Gaxha dhe është drejtuar drejt Ervis Martinajt.

Ka qenë ky momenti ku shtetasi Ervin Mata, biznesmen, është konfliktuar me Fabiol Gaxhën. Incidenti u interpretua si ngacmim ndaj këngëtares, ku dy personat në fjalë u kapen edhe me grushte.

Kjo është sinteza e përmbledhur në vija të trasha e gjithë asaj kronike që prodhoi një bilanc tragjik në rrugët e kryeqytetit, por që dyshohet të jetë shumë më tepër se kaq.

Së pari, le ta fillojmë nga nyja që herë lidhet dhe herë zgjidhet me ngjarjen: Ervis Martinaj.

36-vjeçari nga qyteti i Laçit nuk është një emër i panjohur për policinë. Emri i tij është lakuar shpesh pas vitit 2013. Pikërisht në këtë vit, Martinaj u denoncua për kanosje nga një komandant i forcave “Shqiponja” të Policisë së Shtetit në Tiranë. Fill pas këtij denoncimi ai u shpall në kërkim. Nga ku dhe hapi portën e ferrit, në të cilën hyri pa kthim.

Kanosja është bërë pas aksionit “Fundi i Marrëzisë”, ku Ervis Martinajt iu sekuestruan 400 makineri lojërash fati, të cilat sapo i kishte blerë dhe disa automjete luksoze. Në atë kohë, mediat shkruanin se Martinaj i kish blerë makineritë nga konkurrenti i tij, Ervis Doçi.

Doçi përflitej si njeri i afërt me ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri dhe dyshohet se ishte vënë në dijeni para nisjes së operacionit “Fundi i Marrëzisë”, duke i shitur makineritë e lojërave të fatit tek Ervis Martinaj.

Po në ato ditë, Ervis Doçi bie në pritën e një atentati në afërsi të stadiumit “Selman Stermasi”. Ai ndodhej në një automjet tip Mercedes Benz ML së bashku me një kushëri të tijin kur gjatë ndalesës në semaforin e një kryqëzimi aty pranë i janë afruar dy persona me motoçikletë.

Foto e skenes se ngjarjes ku mbeti i vrare Ervis Doci

Dy kushërinjtë mbetën të plagosur në këtë ngjarje dhe u shoqëruan menjëherë në Spitalin e Traumës, ku disa orë më vonë, Ervis Doçi ndërroi jetë. Autorët e ngjarjes mbeten ende të paidentifikuar. Dyshimet ranë mbi Ervis Martinajn, i cili ndjehej i mashtruar nga Doçi, por mbetën dyshime dhe si policia, ashtu edhe prokuroria nuk ka gjetur prova që ta lidhë këtë të fundit me atentatin në fjalë.

Një tjetër ekzekutim i bujshëm ku del sërish emri i Ervis Martinajt është vrasja e bankierit Artan Santo, ngjarje e ndodhur po në zonën e ish-bllokut dhe në mes të ditës në qershor të 2014. Emri i Martinajt u përmend kur gjatë një operacioni të policisë në magazinat e bizneseve të tij në Fushë-Kuqe u gjetën dy skafandra motori të ngjashme me ato të dy autorëve që ekzekutuan bankierin Santo.

Dy ekzekutuesit e bankierit Artan Santo, fiksuar nga kamerat e sigurise ne kryqezimin prane Librit Universitar

Edhe në këtë rast gjithçka mbeti në kuadër të dyshimeve dhe sërish as policia dhe as prokuroria nuk ishte në gjendje që të provonte përfshirjen e tij në këtë ekzekutim të bujshëm.

Një vit më vonë, Ervis Martinaj do të rikthehej sërish në qendër të kronikës së zezë, por këtë herë jo më si i dyshuar, por i përfshirë drejtpërdrejtë në vrasjen e Enton Nikës, ngjarje e ndodhur në parkingun e një lokali në zonën e Linzës, e filmuar edhe nga kamerat e sigurisë.

Kamerat e sigurise kane fiksuar kete imazh pak para nisjes se sherrit mes Enton Nikes dhe Ervis Martinajt. Ne foto, Martinaj eshte personi qe i ka vene doren ne sup Nikes

Edhe në këtë rast, Ervis Martinaj ia hodhi me një dënim minimal, që nuk do ta pengonte që të rikthehej sërish në qendër të medias në fillim të 2017-s. Këtë herë, emri i tij do të përfshihej në një dosje të bujshme, atë “Shullazi”.

Majtas Emiljano Shullazi gjate nje seance gjyqesore. Djathtas, deshmitari i mbrojtur, Ylvi Beqja

Biznesmeni Ylvi Beqaj, dëshmitari kyç në këtë proces dhe që ka marrë statusin e dëshmitarit të mbrojtur, denoncoi në prokurori Ervis Martinajn si personi përmes të cilit Emiljano Shullazi i kishte çuar dy mesazhe për t’u tërhequr nga padia për ish-Hotel Vollgën në Durrës.

Eljon Hako në vitin 2014, është akuzuar për një vrasje në Shkodër dhe në vitin 2015, ndërkohë që kryente dënimin për vrasjen, nga burgu i Lezhës ka urdhëruar vrasjen e një mjeku në Shkodër, krim i mbetur në tentativë.

Personi i tretë është viktima, Fabiol Gaxha, me precedentë penal.

Ishte person në kërkim. Mbante dokumente identiteti që nuk i përkisnin atij. Ky person është akuzuar se më datë 27 gusht në rrugën “Tahsim Shehu” në Tiranë ka qëlluar me 4 plumba një person me precedentë në fushën e narkotikëve. Personi që është qëlluar nga viktima e natës së mbrëmshme ka arritur të mbijetojë, ndërsa viktima ishte shpallur në kërkim për vrasje në tentativë.

Por, megjithë këtë CV “të pasur” kriminale, duket se ngjarja në fjalë është më e komplikuar, pasi personi që ka shkrepur 9 fishekë në drejtim të Fabiol Gaxhas, Ervis Martinajt dhe Eljon Hakos është një ushtarak i beretave të kuqe, forcave komando elitare të ushtrisë shqiptare.

Komandoja, qitësi më i mirë në Zall Herr

Kemi edhe palën tjetër në konflikt, shtetasin Ervin Mata, biznesmen, partneri i Elvana Gjatës. Ky person shoqërohej nga Fabjol Alushi, 42 vjeç dhe Merviol Bilo, 41 vjeç, oficer i forcave Komando, efektiv i Repartit Special të Zall Herrit. Tre herë pjesëmarrës në operacionet paqeruajtëse në Afganistan dhe në Irak, dhe qitësi më i mirë i këtij reparti. Ai është pezulluar nga detyra.

Foto nga vendngjarja, viktima nxirret nga lokali

Kronologjia e vrasjes së mbrëmshme

Sipas një versioni paraprak, personi që ka qëlluar fillimisht është Fabiol Gaxha, i cili ka qëlluar një herë dhe më pas ka qëlluar efektivin Marviol Bilo, ky i fundit ka qëlluar 10 herë. Ka plagosur me një plumb në qafë Ervis Martinaj, ka vrarë viktimën, Fabiol Gaxha dhe ka plagosur me 8 plumba Elion Hakon, i cili ndodhet në gjendje të rëndë në spital. Për efektivin e ushtrisë, mendohet se ka përdorur një motor që e ka braktisur në zonën e Botanikut në Tiranë.

Shënim: Po i shkruajmë këto radhë për të gjithë ata lexues që mendojnë se kjo histori është përtej atij skenarit: “cherchez la femme”, fajin e ka femra. Po i shkruajmë për të gjitha ata që mendojnë, për të gjithë ata që dyshojnë se nuk ka justifikime dhe alibi. Për ata që nuk mendojnë se të tillë njerëz, me CV aq të pasur në botën e krimit dhe të rrahur me ‘vaj e uthull’ në dyert e komisariateve dhe burgjeve, por edhe luftërave si efektivi Bilo u gjenden krejt rastësisht në një lokal në mes të ish-Bllokut në kryeqytet dhe u përplasen me armë se u prekën para një jave në sedër.

Sa për Elvanën, vajza që ka një zë të bukur dhe një pamje për t’a pasur zili, ndërsa i dashuri i saj milionat e nevojshme për ta maksimalizuar suksesin që i siguronin ato, Zoti i dha një çmim: E hodhi si kockë për mediat…

Etiketa: Elvana Gjataperdorimi nga policiapolicia


Ju sugjerojmë

Shteti rrezikon jetën e përdoruesve të makinave, vendosje e gabuar e tabelave
Aktualitet

Shteti rrezikon jetën e përdoruesve të makinave, vendosje e gabuar e tabelave

5 Qershor, 2025 4:32 pm
Goditja e grupeve kriminale/ SPAK, operacion të përbashkët me autoritetet finlandeze
Aktualitet

Shtyhet seanca për dosjen Metamorfoza, ja arsyeja

5 Qershor, 2025 4:15 pm
Mikrokreditë, PD: Të ngrihet një komision i posaçëm për të kontrolluar zbatimin e ligjit nga institucionet
Aktualitet

KAS “rrëzon” PD-në/Kërkoi përsëritjen e zgjedhjeve në Korçë, Lezhë dhe Gjirokastër

5 Qershor, 2025 3:56 pm
Festivali Ndërkombëtar i Arkitekturës/ Rrugët që bllokohen sot e nesër në Tiranë
Aktualitet

Festivali Ndërkombëtar i Arkitekturës/ Rrugët që bllokohen sot e nesër në Tiranë

5 Qershor, 2025 3:48 pm
Veliaj: Ashensor në pallatin ku banon, për të moshuarit 100% financim nga Bashkia
Aktualitet

Veliaj: Ashensor në pallatin ku banon, për të moshuarit 100% financim nga Bashkia

5 Qershor, 2025 3:45 pm
KAS rrëzon kërkesën e PD për të hapur 43 kuti në Vlorë: Të këqyren vetëm 4
Aktualitet

KAS vendos edhe për Dibrën/Hapen 44 qendra votimi për votat preferenciale të PD-ASHM

5 Qershor, 2025 3:37 pm
Buxheti 2025/ Braçe i kthehet opozitës: Propozimi juaj për pensione sa Mali i Zi është si të kalosh ylberin
Aktualitet

Braçe-deputetëve të PD: Zgjedhje të vjedhura janë ato të ’96! PS kishte 9 deputetë

5 Qershor, 2025 3:07 pm
Turistët preferojnë për plazh Vlorën e Durrësin
Aktualitet

Turistët preferojnë për plazh Vlorën e Durrësin

5 Qershor, 2025 2:48 pm
Ilir Alimehmeti ankimon rezultatin e 11 majit/Kërkon rinumërimin e votave në Tiranë
Aktualitet

KAS vendosi rinumërim e votave në Tiranë, Alimehmeti: Fati ndihmon kurajozët

5 Qershor, 2025 2:40 pm
VIDEO/Po priste një person për t’i shitur kokainë, arrestohet 36-vjeçari nga Kosova
Aktualitet

VIDEO/Po priste një person për t’i shitur kokainë, arrestohet 36-vjeçari nga Kosova

5 Qershor, 2025 2:34 pm
Para
Vetingu në politikë, Basha: Nuk kam çfarë negocioj me Ramën, vetëm të votojë pro

Video/Basha zbulon mashtrimin e Ramës për të mbrojtur Taulant Ballën

Publikohet video e “dasmës” së Eneda Tarifës me Robert Berishën

Publikohet video e "dasmës" së Eneda Tarifës me Robert Berishën

“Klandestinë bëni gati valixhet”, Salvini paralajmëron: Ka marrë fund mikpritja në Itali

Grabitja/ Vrasja e shqiptarit, Salvini: Karabinierët meritojnë medalje
















TE FUNDIT

Objektivat mbeten sekrete, NATO miraton grumbullimin më të madh të armëve

Objektivat mbeten sekrete, NATO miraton grumbullimin më të madh të armëve
5 Qershor, 2025

Në përgjigje të kërcënimit që paraqet Rusia, NATO ka miratuar rritjen më të madhe të armatimit që nga Lufta e...

Lexo më shumë

Presidenti Trump telefonon homologun kinez, në fokus të bisedimeve lufta tregtare

Presidenti Trump telefonon homologun kinez, në fokus të bisedimeve lufta tregtare
5 Qershor, 2025

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump ka zhvilluar një telefonatë me homologun e tij  kinez, Xi Jinping. Thirrja telefonike u raportua...

Lexo më shumë

Kim zotohet për “mbështetje pa kushte” të luftës së Rusisë në Ukrainë

Kim Jong Un mbështet Putinin: Jemi gati të forcojmë bashkëpunimin me Rusinë
5 Qershor, 2025

Lideri i Koresë së Veriut, Kim Jong Un, është zotuar për “mbështetje pa kushte” për Rusinë në luftën e saj...

Lexo më shumë

Shteti rrezikon jetën e përdoruesve të makinave, vendosje e gabuar e tabelave

Shteti rrezikon jetën e përdoruesve të makinave, vendosje e gabuar e tabelave
5 Qershor, 2025

“Pak ditë më parë, një shqiptar i Kosovës, i cili kishte lindur, rritur dhe edukuar në Gjermani dhe u diplomua...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com