Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Shënim/ A do e bëjë Blushi Partinë e Re?

2016/04/26 at 1:30 AM
në Aktualitet, Te Fundit, Unë shkruaj
Kohë leximi: 2 min
A A
Shënim/ A do e bëjë Blushi Partinë e Re?

Nga Dritan Laci 

Zgjedhjet e fundit në Kryesinë e Partisë Socialiste treguan edhe njëherë krisjen e madhe brenda kësaj force politike, e cila duket se po shkon drejt legalizimit të një tjetër fraksioni, ku e vetmja dilemë e mbetur është nëse do të kemi një grupim që do të vazhdojë të luftojë brenda partisë apo do të kemi një grupim të pakënaqurish që do të zgjedhë ta luftojë partinë mëmë nga jashtë, me lindjen e një partie bijë.

Në fakt në 25 vite të ekzistencës së saj me emrin Partia Socialiste, nuk është hera e parë që kjo parti pëson një hemoragji të tillë brendshme .

Po aq sa është e vërtetë që shumë pak prej kryeneçëve që kanë braktisur partinë mëmë, ja kanë dalë të mbijetojnë me partitë e tyre të reja.

Rasti më i suksesshëm mund të quhet ai i Ilir Metës, i cili pas KPD-së së famshme të vitit 2002, dy vite më pas krijoi partinë e tij të quajtur Lëvizja Socialiste për Integrim. I vetmi që me partinë e tij mundi të kushtëzonte Partinë mëmë, duke i krijuar me votat e mbledhura bllokadë në ngjitjen në pushtet (kujtoj vitin 2009), por edhe të rimerrte pushtetin në vitin 2013.

Të gjithë të tjerët që kanë provuar të ndjekin shembullin e Metës, kanë qenë thjesht dështim spektakolar. Aq evidente sa të gjendur përballë nevojës politike për mbijetesë, i janë qepur si shtojcë partisë mëmë, duke gëlltitur edhe parimet për të cilat luftuan dhe u ndanë.

Sot jemi në një rast po kaq të ngjashëm. Ben Blushi një tjetër eksponent i rëndësishëm i Partisë Socialiste, një nga zërat më kritik të qeverisjes Rama-Meta, ashtu sikur pritej është lënë jashtë kryesisë së re të Partisë Socialiste.

Sigurisht që ky ekzekutim politik në kupolën e PS-së nuk mund të bëhej pa një orientim të qartë nga maja e piramidës.

Sot ashtu siç edhe kishte paralajmëruar, Blushi ka ndërrmarrë një tur të gjatë në bazë. Një tur i cili thuhet se ka për qëllim parashtrimin e një platforme politike, kundër Rilindjes kanabiste, siç thotë Blushi. Por edhe një formë presioni ndaj Ramës, që edhe pse e la jashtë kryesisë së re të Partisë Socialiste, do ta ketë të vështirë të mbajë në kontroll Blushin dhe të tijët, të cilët janë kthyer në një shqetësim real, kur kanë mbetur edhe diçka më shumë se një vit nga zgjedhjet parlamentare.

Ajo që duhet parë është nëse Blushi do të vazhdojë të flasë brenda Partisë Socialiste, apo do të kemi një tjetër Parti bijë. Dhe nëse do të formojë një parti të re, sa i aftë do të jetë ti imponohet Ramës në etjen e tij për pushtet? Dhe cili do të jetë qëllimi i Blushit, një parti e re politike apo një frymë e re politike?

Ju sugjerojmë

(Foto-Video) “Blindohet” Rinasi dhe Tirana gjatë eskortimit të skuadrës serbe
Aktualitet

Masat e sigurisë për ndeshjen Shqipëri-Serbi, Proda mesazh efektivëve të policisë

8 Qershor, 2025 11:37 am
Kishin ikur prej luftës në Ukrainë, vriten nënë e bijë në Belgjikë
Bota

Kishin ikur prej luftës në Ukrainë, vriten nënë e bijë në Belgjikë

8 Qershor, 2025 11:24 am
Atentat kandidatit për President në Kolumbi, pranga 15 vjeçarit
Bota

Atentat kandidatit për President në Kolumbi, pranga 15 vjeçarit

8 Qershor, 2025 11:05 am
Tarifat amerikane prekin rimëkëmbjen ekonomike të Gjermanisë! Bien eksportet dhe..
Bota

Tarifat amerikane prekin rimëkëmbjen ekonomike të Gjermanisë! Bien eksportet dhe..

8 Qershor, 2025 10:56 am
Romë, gjenden trupat e pajetë të një gruaje dhe foshnjeje/ Dëshmitarët:Na u duk si..
Bota

Romë, gjenden trupat e pajetë të një gruaje dhe foshnjeje/ Dëshmitarët:Na u duk si..

8 Qershor, 2025 10:44 am
(Foto-Video) “Blindohet” Rinasi dhe Tirana gjatë eskortimit të skuadrës serbe
Kryesore

Policia e shoqëroi deri në Rinas, skuadra serbe niset për Beograd

8 Qershor, 2025 10:33 am
Ukrainë/ Valë sulmesh në Kharkiv, katër të vdekur e afro 60 të plagosur
Bota

Ukrainë/ Valë sulmesh në Kharkiv, katër të vdekur e afro 60 të plagosur

8 Qershor, 2025 10:23 am
Edi Rama flet për “Corriere della Sera”: Fitoren e prisja
Aktualitet

Videokartolina/ Festivali i Arkitekturës, Rama: Diskutime për ecurinë e Shqipërisë

8 Qershor, 2025 10:12 am
“Serbia i mbijetoi ferrit në Tiranë”, përballja historike në ‘syrin’ e mediave serbe
Kryesore

“Serbia i mbijetoi ferrit në Tiranë”, përballja historike në ‘syrin’ e mediave serbe

8 Qershor, 2025 9:53 am
Çështjet e punës dhe shtetësisë/ Italia voton sot e nesër për Referendumin 2025
Bota

Çështjet e punës dhe shtetësisë/ Italia voton sot e nesër për Referendumin 2025

8 Qershor, 2025 9:47 am
Para
Ju kujtohet torta e Pavarësisë, e njëjta gjë ndodh edhe në Londër

Ju kujtohet torta e Pavarësisë, e njëjta gjë ndodh edhe në Londër

Mariza Ikonomi gjen dashurinë me shikim të parë

Mariza Ikonomi gjen dashurinë me shikim të parë

Kush do ta marrë këtë truall tek stadiumi “Qemal Stafa”?

Kush do ta marrë këtë truall tek stadiumi "Qemal Stafa"?

Please login to join discussion

TE FUNDIT

Masat e sigurisë për ndeshjen Shqipëri-Serbi, Proda mesazh efektivëve të policisë

(Foto-Video) “Blindohet” Rinasi dhe Tirana gjatë eskortimit të skuadrës serbe
8 Qershor, 2025

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda iu ka dërguar një mesazh falënderimi strukturave që u angazhuan në...

Lexo më shumë

Kishin ikur prej luftës në Ukrainë, vriten nënë e bijë në Belgjikë

Kishin ikur prej luftës në Ukrainë, vriten nënë e bijë në Belgjikë
8 Qershor, 2025

Dy ukrainase, nënë e bijë, u gjetën të vrara më 6 qershor, në banesën e tyre në Haasrode të Beligjikës....

Lexo më shumë

Atentat kandidatit për President në Kolumbi, pranga 15 vjeçarit

Atentat kandidatit për President në Kolumbi, pranga 15 vjeçarit
8 Qershor, 2025

Atentat ndaj senatorit kolumbian Miguel Uribe Turbay, gjatë një tubimi fushate në Bogotá të Kolumbisë. Siç shkruajnë mediat e huaja,...

Lexo më shumë

Tarifat amerikane prekin rimëkëmbjen ekonomike të Gjermanisë! Bien eksportet dhe..

Tarifat amerikane prekin rimëkëmbjen ekonomike të Gjermanisë! Bien eksportet dhe..
8 Qershor, 2025

Pavarësisht nga sinjalet e shpresës, Gjermania ende duket larg rritjes së qëndrueshme ekonomike. Industria gjermane e ka filluar tremujorin e...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com