Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Shengeni me serum: Europa përgatitet për kontrolle kufitare

2016/01/26 at 12:49 PM
në Aktualitet, Komente, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Shengeni me serum: Europa përgatitet për kontrolle kufitare
Në takimin e ministrave të Brendshëm dhe të Drejtësisë të BE-së në Amsterdam (25-26 Janar) u diskutua për vazhdimin e kontrolleve kufitare e u rrit presioni ndaj Greqisë për sigurimin e kufijve të jashtëm.
“Ne duam të ruajmë Shengenin,por po na ikën koha”, kështu u shpreh ministri i Brendshëm gjerman, Thomas de Maiziere në Amsterdam të hënën (25.01) në takimin e ministrave të Brendshëm të BE-së që vazhdon edhe të martën (26.01), për të gjetur zgjidhje urgjente për uljen e valës së lartë të refugjatëve. Edhe në 2016 pritet një valë e madhe refugjatësh deri në disa qindra mijëra vetë. Gjermania, vendi që ndërkohë ka pranuar 1,1 milionë refugjatë kërkon një “ulje të vazhdueshme, të ndjeshme dhe të qëndrueshme të numrit të refugjatëve dhe madje ky rezultat duhet të ndjehet në javët e ardhshme” kërkoi de Maiziere.

Ministri i Brendshëm gjerman ka gjetur mbështetje edhe tek vendet e tjera anëtare të BE-së. Shtetet anëtare i kanë kërkuar Komisionit Europian të “përgatisë bazën konkrete për një zgjatje të kontrolleve të përkohshme kufitare deri në dy vjet”, është shprehur sekretari i shtetit në Ministrinë e Drejtësisë të Holandës, Klaas Dijkhoff, vendi që mban presidencën e radhës së BE-së. Kontrollet kufitare të vendosura në disa shtete të BE-së si Gjermania, Austria, e vende të tjera- janë planifikuar deri në maj mbi bazën e tanishme të marrëveshjes Shengen.

Greqia nuk siguron dot kufirin e jashtëm të BE-së

Sipas nenit 26 të marrëveshjes Shengen në rast nevoje kontrollet kufitare mund të zgjaten deri në dy vjet “në rast të vështirësive të vazhdueshme e të rënda në kufijtë e jashtëm të BE-së”, të cilat në tërësi rrezikojnë funksionimin e marrëveshjes Shengen. Për këtë Komisioni Europian duhet të mbante me shkrim shënimin se nuk funksionon sigurimi i kufijve të jashtëm të BE-së me Greqinë. Vendimi për zgjatjen e kontrolleve kufitare nuk është marrë, por sipas ministrit të Brendshëm gjerman, Komisioni është “i hapur” ndaj një zgjatjeje tjetër.

Në këtë kontekst është rritur presioni i vendeve anëtare të BE-së ndaj Greqisë për të siguruar më mirë kufirin detar. Ky vend shërben për shumë refugjatë si porta e hyrjes në Europë për të vazhduar përmes itinerarit ballkanik rrugën për në Austri e Gjermani. Greqia duhet “të bëjë detyrat e shtëpisë” tha ministri i Brendshëm gjerman. Edhe ministrja e Brendshme austriake, Mikl-Leitner tha se është një “mit” që kufiri greko-turk nuk ruhet dot. Greqia ka “një nga marinat më të mëdha në Europë”. Mikl-Leitner e cila më parë kishte kërcënuar me nxjerrjen e Greqisë nga Shengeni kërkoi vendosjen e marinës greke nën “kontrollin civil” me qëllim që të kontrollojë kufirin e jashtëm të BE-së. Po qe se kjo nuk ndodh, atëherë kufiri i jashtëm i Shengenit do të lëvizë “në drejtim të Europës Qendrore” ka thënë ministrja e Brendshme e Austrisë.

Frontex – Roja e re bregdetare europiane? 

Qeveria greke nga ana e saj i hodhi poshtë akuzat nga Europa. “Sipas së drejtës ndërkombëtare, së drejtës detare dhe Konventës së Gjenevës, së drejtës europiane, e së drejtës greke”, i vetmi opcion veprimi në një kufi detar është shpëtimi i jetës së njerëzve, theksoi ministri grek i Migracionit, Janis Mouzalas duke vazhduar me pyetjen nëse disa vende europiane janë të mendimit që më mirë refugjatët të lihen të mbyten në det.

Por de facto, BE mund ta marrë në dorë situatën edhe pa Greqinë. Parashikohet edhe forcimi i rolit të agjencisë Frontex. Të martën në takimin e ministrave të Brendshëm të Bashkimit Europian diskutohet edhe për krijimin e një roje kufitare bregdetare europiane, pra zgjerimin e Frontex në një roje bregdetare europiane, që do të ndërhyjë, sipas planeve të Komisionit edhe kundër vullnetit të një shteti të vetëm. Ka diskutime për aktivizimin e Frontex edhe në Maqedoni për të mos lejuar valën e refugjatëve drejt Europës veriore. Pritet që rregullorja për një roje rë tillë bregdetare europiane të jetë gati deri në qershor. Gjermania e mbështet këtë ide, ndërsa ministri i Brendshëm spanjoll, Fernandez Diaz u shpreh me rezerva. “Duhet ta verifikojmë me kujdes, kjo është një çështje që prek kufijtë e shteteve dhe kufizon sovranitetin kombëtar.”

Marre nga Deutsche Welle 




Ju sugjerojmë

Malajzi/ Autobusi përplaset me një furgon, humbin jetën 15 studentë
Bota

Malajzi/ Autobusi përplaset me një furgon, humbin jetën 15 studentë

9 Qershor, 2025 10:20 am
“Putin bën lojëra të ndyra”/Zelensky: Po ushtroj trysni për këmbimin e të burgosurve
Bota

“Putin bën lojëra të ndyra”/Zelensky: Po ushtroj trysni për këmbimin e të burgosurve

9 Qershor, 2025 10:04 am
Trump: Sot bisedime me Kinën për tarifat doganore
Bota

Trump: Sot bisedime me Kinën për tarifat doganore

9 Qershor, 2025 9:43 am
Erion Veliaj kërkon lirinë, Apeli i GJKKO shqyrton sot kërkesën
Aktualitet

Erion Veliaj kërkon lirinë, Apeli i GJKKO shqyrton sot kërkesën

9 Qershor, 2025 9:39 am
Rriten investimet e Shqipërisë në Kosovë, investitori i pestë më i madh
Rajoni

Rriten investimet e Shqipërisë në Kosovë, investitori i pestë më i madh

9 Qershor, 2025 9:37 am
Fundjava në Shëngjin/ ‘Paralizohet’ Lezha, radhët kilometrike të makinave
Aktualitet

Fundjava në Shëngjin/ ‘Paralizohet’ Lezha, radhët kilometrike të makinave

9 Qershor, 2025 9:31 am
Shënjestra e re e talibanëve? Dijetarët fetarë që flasin hapur
Bota

Shënjestra e re e talibanëve? Dijetarët fetarë që flasin hapur

9 Qershor, 2025 9:28 am
Sulmi terrorist në Banjskë, dalin sot para gjykatës 3 prej serbëve të akuzuar
Rajoni

Sulmi terrorist në Banjskë, dalin sot para gjykatës 3 prej serbëve të akuzuar

9 Qershor, 2025 9:11 am
Sulmet ruse ndaj Evropës – agjentë, sabotime, vrasje…
Bota

Sulmet ruse ndaj Evropës – agjentë, sabotime, vrasje…

9 Qershor, 2025 8:57 am
VIDEO/ Rama: Me ëmbëlsinë e freskët të Pogradecit, ju uroj një javë të mbarë
Kryesore

VIDEO/ Rama: Me ëmbëlsinë e freskët të Pogradecit, ju uroj një javë të mbarë

9 Qershor, 2025 8:49 am
Para
Foto/ Këta serfistë janë njerëz me fat

Foto/ Këta serfistë janë njerëz me fat

Megaoperacioni, shkatërrohet banda e prostitucionit, 17 në pranga

Megaoperacioni, shkatërrohet banda e prostitucionit, 17 në pranga

Hashim Thaçi : Rusia po e destabilizon Ballkanin

Thaçi sulmohet nga aktivistët e Vetëvendosjes

Please login to join discussion















TE FUNDIT

Malajzi/ Autobusi përplaset me një furgon, humbin jetën 15 studentë

Malajzi/ Autobusi përplaset me një furgon, humbin jetën 15 studentë
9 Qershor, 2025

Një aksident i rëndë u ka marrë jetën 15 studentëve në  Malajzi. Mësohet se ngjarja ndodhi në orët e para...

Lexo më shumë

“Putin bën lojëra të ndyra”/Zelensky: Po ushtroj trysni për këmbimin e të burgosurve

“Putin bën lojëra të ndyra”/Zelensky: Po ushtroj trysni për këmbimin e të burgosurve
9 Qershor, 2025

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka thënë se do t’i vazhdojë përpjekjet për këmbimin e të burgosurve me Moskën, megjithëse...

Lexo më shumë

Trump: Sot bisedime me Kinën për tarifat doganore

Trump: Sot bisedime me Kinën për tarifat doganore
9 Qershor, 2025

Sipas një njoftimi të Presidentit të SHBA-së Donald Trump, zyrtarë të lartë nga SHBA-ja dhe Kina do të takohen të hënën në Londër...

Lexo më shumë

Erion Veliaj kërkon lirinë, Apeli i GJKKO shqyrton sot kërkesën

Erion Veliaj kërkon lirinë, Apeli i GJKKO shqyrton sot kërkesën
9 Qershor, 2025

Do të shqyrtohet sot nga Gjykata e Posaçme e Apelit kërkesa e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, për t’u liruar...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com