Zjarri që përfshiu malin e Dajtit, mësohet se është nën kontroll. Të paktën kështu është shprehur drejtori i Emergjencave Civile, Shemsi Prenci, i cili në një deklaratë për “Neës 24”, foli për situatën e zjarreve në Shqipëri.
Sipas Premcit, vetëm ditën e sotme në gjithë Shqipërinë ka rreth 17 vatra zjarri të cilat mendohet të jenë nën kontroll. Për sa i përket flakëve në Dajt, ai tha se për momentin nuk ka asnjë rrezikshmëri të lartë. Prenci gjithashtu bëri thirrje për një mobilizim më të madh të situatës në mënyrë që mos të dalë jashtë kontrollit. Ai u shpreh se janë në kontakt me Brukselin nëse i nevojitet ndihmë shtesë.