Policia e Shtetit ka njoftuar se gjatë aksionit të sotëm për prishjen e godinës së Teatrit Kombëtar janë shoqëruar 37 persona.
Në një njoftim zyrtar, bëhet e ditur se policia ka ndërhyrë në mbështetje të aksionit për shembjen e godinës së Teatrit Kombëtar me kërkesë nga Inspektoriati i Mbrojtjes se Territorit i Bashkisë Tiranë.
“Gjatë aksionit në terren janë shoqëruar 37 persona, të cilët kundërshtuan me forcë apo tentuan të pengonin autoritetet në zbatimin e vendimit. Policia e Shtetit po vijon veprimet procedurale, në bashkëpunim me Prokurorinë.
Duke përfituar nga ky komunikim, Policia e Shtetit kujton qytetarët dhe drejtuesit politike, se tubimet apo grumbullimet janë në shkelje të Aktit Normativ për parandalimin e pandemisë COVID-19.
Në spitalin e traumës një punonjës policie është duke marrë ndihmë mjekësore, pasi është goditur me sende të forta nga tubuesit”, njofton policia. /Opinion.al