Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka reaguar për shembjen disa ditë më parë të aksit Ersekë – Korçë.
Meta shkruan se e kishte paralajmëruar një situatë të tillë, ndërsa sipas tij e njëjta gjë rrezikon të përsëritet edhe me aksin Kardhiq-Delvinë.
Sipas Kreut të PL, veprat më të mëdha të qeverisë janë grobat e thella të korrupsionit në çdo sektor.
“Para një jave nga Shkodra e paralajmërova atë që pritej të ndodhte me rrugën super të shtrenjtë por pa standarde, “Korçë-Ersekë”, që rrezikon të përsëritet në “Kardhiq-Delvinë”, por dhe në rrugët e tjera të florinjta të “Rilindjes”. “Veprat” më të mëdha të kësaj Qeverie janë gropat shumë të thella të korrupsionit në çdo sektor, që vetëm thellohen dhe përhapen kudo! Kështu ndodh në një vend ku drejtësia garantohet nga ai që e ka kapur për fyti: Kryeministri”, shkruan Meta.