Një 42-vjeçar ka humbur jetën pasi galeria e minierës në të cilën punonte është shembur. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Zogaj të Tropojës, ndërsa viktima është identifikuar si R.Aliaj. Policia po kryen verifikime në vendngjarje, ndërsa mësohet se minieria menaxhohej nga kompania Bytyçi.