Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Shemb në mënyrë të paligjshme pallatin, Prokuroria çon në gjyq Dallëndyshe Bicin

2016/04/16 at 12:05 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Shemb në mënyrë të paligjshme pallatin, Prokuroria çon në gjyq Dallëndyshe Bicin

Me akuzën se ka shembur në mënyrë të paligjshme restorantin e një shtetasi në Udënisht, pranë liqenit në Pogradec, Prokuroria e këtij qyteti ka dërgon për gjykim për veprën penale të ”Shpërdorimit të detyrës”, Kryeinspektoren e Inspektoratit Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit (IKMT), Dallëndyshe Bici, si edhe Drejtuesin e Njësisë Operacionale të këtij institucioni, Fatmir Meta.


Dy zyrtarët akuzohen se kanë prishur në mënyrë të paligjshme objektin ”Bar­Restorant” me sipërfaqe 450 m2, në pronësi të shtetasit M.C., në zonën e liqenit, në ish­komunën Udënisht.

Dosja e plotw

Shtetasi i dëmtuar ka kallëzuar në Prokurorinë e Pogradecit se dy drejtuesit e IKMT, në kundërshtim të plotë me ligjin, kanë shkatërruar godinën e biznesit të tij ”B…A…”, pavarësisht se ai ishte i pajisur me dokumentacionin e plotë ligjor për ndërtesën dhe ushtrimin e aktivitetit. Po sipas kallëzuesit, pas prishjes së ndërtesës, ai nuk është përfshirë në skemën e dëmshpërblimit në formën e shpronësimit publik. Në bazë të veprimeve hetimore, Prokuroria e Pogradecit ka arritur të faktojë se godina në pronësi të kallëzuesit ka qenë e pajisur me lejen e ndërtimit nga organet kompetente. Po ashtu, ditën e ndërhyrjes së inspektorëve të IKMT për prishjen e godinës, në dt. 20.09.2014, pronarit të ligjshëm të saj nuk i është vënë në dispozicion asnjë akt administrativ përkatës. Një akt i tillë për prishjen e godinës së shtetasit M.C., nuk gjendet as në arkivin dhe protokollin e IKMT­së në Tiranë. Në bazë të dokumentacionit zyrtar, të vendosur në dispozicion nga kallëzuesi në funksion të hetimit, rezulton se godina e prishur në mënyrë të paligjshme ka vlerën e rreth 60 milionë lekëve. Për efekte të biznesit, pronari i ligjshëm ka vendosur kolateral këtë ndërtesë për marrjen e një kredie në vlerë e mbi 18 milionë lekëve. Në përfundim të hetimeve, Prokuroria e Pogradecit arrin në përfundimin se dy zyrtarët e lartë të IKMT­së kanë konsumuar elementët e veprës penale të ’Shpërdorimit të detyrës”, bazuar në sa më poshtë, të paraqitura në mënyrë të përmbledhur: – Vendimi datë 19.09.2014 për prishjen e lokalit “B…A…” është një vendim selektiv, arbitrar dhe haptazi në kundërshtim me dispozitat ligjore, konkretisht me nenin 5 të ligjit Nr.9780 datë 16.07.2007, pasi objekti ishte ndërtuar me leje të dhënë nga organi kompetent dhe ishte i regjistrtur në Z.V.R.P.P. Nëse leja e dhënë vinte në kundërshtim me dispozitat ligjore, çështja do të zgjidhej në gjykatë. Vendimi i mësipërm është selektiv, pasi kishte të paktën edhe dy lokale të tjerë, pjesërisht të ndërtuar në liqen, të konstatuar nga vetë punonjësit e IKMT si ndërtime në kundërshtim me lejen e dhënë. Në këto raste, asnjë prej tyre nuk u konsiderua si ndërtim i kundraligjshëm. Përkundrazi, këto raste janë trajtuar si prishje në kuadër të shpronësimeve për zbatimin e projektit buzë liqenit të Ohrit. Objekti “B…A…” në pronësi të shtetasit M. C., është ndërtuar me lejen e K.RR.T­së të ish Këshillit të Rrethit Pogradec, dt.12.06.2000, pjesërisht në brendësi të Liqenit të Ohrit dhe pjesërisht në breg të tij, pasi, kur është bërë ky ndërtim, nuk kishte kufizime për të mos ndërtuar në liqen. Edhe rikostruksioni është ndërtuar me leje dhe ndërtimi është bërë mbi objektin ekzistues. – Po kështu vendimi për prishjen e lokalit “B…A…” është marrë pa verifikuar dokumentacionin dhe urdhëri i prishjes është dhënë në çast, duke mos respektuar kërkesat e nenit 12 dhe 14 të ligjit nr.9780 date 16.07.2007 “Për inspektimin e ndërtimit”, për afatet e kundërshtimit të aktit administrativ, duke i mohuar pronarit të objektit të drejtën e ankimit në gjykatë.

Nga veprimet hetimore rezulton se në krye të operacionit për prishjen e lokalit ka qenë personalisht Kryeinspektorja e I.K.M.T., Dallëndyshe Bici, e cila, me veprimet e saj, ka shpërdoruar detyrën, duke i shkaktuar shtetasit M. C. dëm ekonomik të konsiderueshëm./Panorama



Ju sugjerojmë

Grabiti 10 mijë euro në një studio ligjore dy vite më parë, arrestohet 42-vjeçari
Aktualitet

Grabiti 10 mijë euro në një studio ligjore dy vite më parë, arrestohet 42-vjeçari

20 Qershor, 2025 12:30 pm
Spiropali: Shqipëria pret në 2027-ën samitin e parë të NATO-s në rajon!
Aktualitet

Spiropali: Shqipëria pret në 2027-ën samitin e parë të NATO-s në rajon!

20 Qershor, 2025 12:23 pm
Hakerat sulmojnë Bashkinë e Tiranës, rishfaqet “Homeland Justice”
Aktualitet

Hakerat sulmojnë Bashkinë e Tiranës, rishfaqet “Homeland Justice”

20 Qershor, 2025 12:14 pm
Ushtroi dhunë psikologjike ndaj babait, procedohet 60-vjeçari. E pëson edhe mjeku..
Aktualitet

Ushtroi dhunë psikologjike ndaj babait, procedohet 60-vjeçari. E pëson edhe mjeku..

20 Qershor, 2025 12:11 pm
Dy aksidente njëkohësisht, “paralizohet” qarkullimi në autostradën Tiranë-Durrës
Aktualitet

Dy aksidente njëkohësisht, “paralizohet” qarkullimi në autostradën Tiranë-Durrës

20 Qershor, 2025 12:07 pm
Spiropali merr pjesë në Samitin e Asamblesë Parlamentare të NATO-s në Bruksel
Aktualitet

Spiropali merr pjesë në Samitin e Asamblesë Parlamentare të NATO-s në Bruksel

20 Qershor, 2025 11:55 am
VIDEO/Shisnin drogë në lokalet e natës në ish-Bllok, zbardhen emrat e të arrestuarve
Aktualitet

VIDEO/Shisnin drogë në lokalet e natës në ish-Bllok, zbardhen emrat e të arrestuarve

20 Qershor, 2025 11:51 am
Irani vendos ndërprerje të përkohshme të internetit në gjithë vendin
Bota

A mund të jetë ndërhyrja ushtarake në Iran, zgjidhje për ndryshimin e regjimit?

20 Qershor, 2025 11:30 am
Drogë në lokalet e natës në ish-Bllok, lëshohen 33 masa sigurie në Tiranë
Aktualitet

Drogë në lokalet e natës në ish-Bllok, lëshohen 33 masa sigurie në Tiranë

20 Qershor, 2025 11:26 am
U gjet nga policia në bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’,i mituri i dorëzohet prindërve
Aktualitet

I riu denoncon zhdukjen e të atit, 84-vjeçari gjendet i vdekur në një kanal vaditës

20 Qershor, 2025 11:20 am
Para
Albërie Hadërgjonaj: “Ja çfarë përjetova krah Bill Clinton”

Albërie Hadërgjonaj: "Ja çfarë përjetova krah Bill Clinton"

Në 24 orë/ Tiranë, arrestohen 5 shoferë të dehur, hiqen 35 patenta

Në 24 orë/ Tiranë, arrestohen 5 shoferë të dehur, hiqen 35 patenta

Rivalitet i fortë për femrën shqiptare më seksi

Kur të shoh këtë foto, Geti do ndihet xheloz për Marinën

Please login to join discussion















TE FUNDIT

Grabiti 10 mijë euro në një studio ligjore dy vite më parë, arrestohet 42-vjeçari

Grabiti 10 mijë euro në një studio ligjore dy vite më parë, arrestohet 42-vjeçari
20 Qershor, 2025

Policia e Tiranës ka arrestuar një 42-vjeçar, pasi 2 vjet më parë vodhi një shumë të konsiderueshme parash në një...

Lexo më shumë

Spiropali: Shqipëria pret në 2027-ën samitin e parë të NATO-s në rajon!

Spiropali: Shqipëria pret në 2027-ën samitin e parë të NATO-s në rajon!
20 Qershor, 2025

Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, ndodhet në Bruksel në Samitin e Asamblesë Parlamentare të NATO-s. Gjatë fjalës së saj ajo...

Lexo më shumë

Hakerat sulmojnë Bashkinë e Tiranës, rishfaqet “Homeland Justice”

Hakerat sulmojnë Bashkinë e Tiranës, rishfaqet “Homeland Justice”
20 Qershor, 2025

Faqja zyrtare e Bashkisë së Tiranës është jashtë funksionit. Shkak është bërë një sulm nga grupi i hakerave “Homeland Justice”,...

Lexo më shumë

Ushtroi dhunë psikologjike ndaj babait, procedohet 60-vjeçari. E pëson edhe mjeku..

Ushtroi dhunë psikologjike ndaj babait, procedohet 60-vjeçari. E pëson edhe mjeku..
20 Qershor, 2025

Ushtroi dhunë psikologjike ndaj babait të tij 88 vjeç, policia nis procedimin penal ndaj të birit. Po kështu sipas Policisë...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com