Petomanas i shet asetet e saj komapnisë Shell. Kompania Petromanas operon prej
shumë vitesh në Shqipëri dhe së fundmi ishte anagzhuar me Shell për shpime në
zonën e Shpiragut. Ndërkohë që pjesa më e madhe e investimit i përkiste Shell.
Po kështu Petomanas ka hyrë në garë me Shell duke shprehur interes për Bllokun 4, të nxjerra për shprehje interesi nga Akbn në vitin 2015. Kjo kompani ka qenë e angazhuar edhe në Bllokun 9. Sipas Wall Street shitja e aseteve të Petromanas mendohet të jetë bërë në një vlerë 45 milionë USD.
Ndryshimet në tregun e kompanive që operojnë në kerkim zhvillim dhe
prodhim të hidrokarbureve në vend vjen në një kohë kur çmimi i naftës ka prekur pikën më të ulët në vite. Gjithsesi angazhimi i një gjigandi si Shell në më shumë operacione në vendin tonë është tregues pozitiv.