Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Shejtanbudallallëk

2016/04/23 at 7:09 PM
në Aktualitet, Komente, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Shejtanbudallallëk

Nga Artan Hoxha


Hetimi sekret i Prokurorisë dhe arrestimi i Emiliano Shullazit, surprizë për Qeverinë dhe krerët e Policisë, ishte sa demaskues aq frikësues për Rilindjen superarrogante.

Vënë me shpatulla pas murit Rilindësit, duke menduar se e gjetën rrugëdaljen përmes qepjes së pjesëve të cunguara të fjalimit të Sali Berishës në Kuvend e të interpretuara si thirrje për kryengritje kundër rendit kushtetues, u hodhën në kundërsulm total mediatik ndërsa vijuan me vendimin për përjashtimin e Sali Berishës për 10 ditë nga punimet parlamentare dhe kërkesën publike për hetim penal, ndonëse s’kanë fare shpresë se Prokuroria do vërë ujin në zjarr.

Fjalimi i Sali Berishës, tërësisht koherent nëse lexohet i tëri, mund të përmblidhet në një fjali të vetme: “çdokush duhet lejuar e nxitur te armatoset me ligj që të mund të vetëmbrohet në kushtet kur shteti jo vetëm nuk të mbron, por segmente të rëndësishme të tij janë kriminalizuar gjerë e thellë dhe krimi, i fuqizuar në ekstrem prej kësaj ndërthurjeje, kërcënon rrezikshëm këdo jashtë kupolës së superbandës politiko-kriminale.”

Në varësi të informacionit, perceptimit e bindjeve personale, mund të jesh pro apo kundër por s’ka asgjë antikushtetuese në këtë fjalim.

Nëse sjellim me mendje qëndrimet publike të çdo Rilindësi, përfshi Kryerilindësin, që folën para, gjatë e pas fjalimit të Sali Berishës, të gjitha qëndrimet përbejnë një tërësi pikash brenda segmentit që fillon me arrogancën e frikacakut në pushtet e mbaron tek frika e pushtetarit arrogant; dy ekstreme shumë pranë njëra-tjetrës e që detyrojnë dëndësimin në segment tejet të ngushtë të të gjithë Rilindësve.

Në veçanti, fjalimi i djeshëm i Kryerilindësit  mund të përmblidhet në një fjali të vetme: “Saliu qesharak nuk frikëson kënd, por halli i vetëm është se, prej e nga Saliu, nuk bëhet dot Reforma e Drejtësisë që kundër Saliut po bëhet e, pa të cilën, Saliut s’kemi ç’i bëjmë.”

Në këtë fjalim dallohen të dy ekstremet e segmentit të frikës si dy burime të saj: njëri ekstrem është ai i frikës që në lindje, tjetri ai i frikës nga ndëshkimi për zullumet e kryera në pushtet.

Duke dashur të fshehë frikën, Kryerilindësit iu desh t’i largohej këtij segmenti drejt një pikë të tretë, jashtë e sa më larg këtij segmenti, duke e çuar shpjegimin e qëndrimeve Rilindëse në absurd; budallallëk në shqipen e thjeshtë.

Pra, fjalimi bie brenda trekëndëshit me dy kulme frikë e një kulm budallallëku. Frika e bën njeriun hileqar, shejtan, ndaj trekëndëshi ndryshe mund të quhet edhe trekëndëshi i shejtanbudallallëkut.

Siç ka qenë e mbetet shejtanbudallallëk shprehja “Gjithë fajin e ka Saliu”, shprehje kjo si përmbledhja më e shkurtër, më e ngjeshur, esenca e çdo shkrimi a fjalimi te Kryerilindësit, që nga më i pari, 25 vite më parë, e deri tek më i fundit./Syri.net

 

  1. Per fjalimin e Sali Berishes shih:

https://www.facebook.com/SaliBerisha/posts/588567124637532:0),

  1. Per fjalimin e Edi Rames shih

http://www.kryeministria.al/al/newsroom/lajme/reforma-ne-drejtesi-shton-perdite-deshperimin-e-saliut-dhe-coroditjen-e-pd)



Ju sugjerojmë

Trump: Sot bisedime me Kinën për tarifat doganore
Bota

Trump: Sot bisedime me Kinën për tarifat doganore

9 Qershor, 2025 9:43 am
Erion Veliaj kërkon lirinë, Apeli i GJKKO shqyrton sot kërkesën
Aktualitet

Erion Veliaj kërkon lirinë, Apeli i GJKKO shqyrton sot kërkesën

9 Qershor, 2025 9:39 am
Rriten investimet e Shqipërisë në Kosovë, investitori i pestë më i madh
Rajoni

Rriten investimet e Shqipërisë në Kosovë, investitori i pestë më i madh

9 Qershor, 2025 9:37 am
Fundjava në Shëngjin/ ‘Paralizohet’ Lezha, radhët kilometrike të makinave
Aktualitet

Fundjava në Shëngjin/ ‘Paralizohet’ Lezha, radhët kilometrike të makinave

9 Qershor, 2025 9:31 am
Shënjestra e re e talibanëve? Dijetarët fetarë që flasin hapur
Bota

Shënjestra e re e talibanëve? Dijetarët fetarë që flasin hapur

9 Qershor, 2025 9:28 am
Sulmi terrorist në Banjskë, dalin sot para gjykatës 3 prej serbëve të akuzuar
Rajoni

Sulmi terrorist në Banjskë, dalin sot para gjykatës 3 prej serbëve të akuzuar

9 Qershor, 2025 9:11 am
Sulmet ruse ndaj Evropës – agjentë, sabotime, vrasje…
Bota

Sulmet ruse ndaj Evropës – agjentë, sabotime, vrasje…

9 Qershor, 2025 8:57 am
VIDEO/ Rama: Me ëmbëlsinë e freskët të Pogradecit, ju uroj një javë të mbarë
Kryesore

VIDEO/ Rama: Me ëmbëlsinë e freskët të Pogradecit, ju uroj një javë të mbarë

9 Qershor, 2025 8:49 am
Vijojnë trazirat në Los Angeles, policia urdhëron protestuesit të largohen
Bota

Vijojnë trazirat në Los Angeles, policia urdhëron protestuesit të largohen

9 Qershor, 2025 8:39 am
Trump: Putini “po shkatërron Rusinë” duke mos arritur një marrëveshje për përfundimin e luftës me Kievin
Bota

Në fuqi vendimi i Trump/ Ndalohet hyrja në SHBA e shtetasve nga 12 vende të botës

9 Qershor, 2025 8:35 am
Para
4 receta shtëpie për zbardhjen e dhëmbëve

4 receta shtëpie për zbardhjen e dhëmbëve

Kryesia e PS-së/ Braçe ka qenë nga të parët. Ka zbritur tek të fundit…

Kryesia e PS-së/ Braçe ka qenë nga të parët. Ka zbritur tek të fundit...

Asambleja e PS-së/ Ja emrat e Kryesisë së re, jashtë Shalsi dhe Sejdini

Vetëm këta persona kanë "nderin" të ulen në kafe me Ramën?

Please login to join discussion















TE FUNDIT

Trump: Sot bisedime me Kinën për tarifat doganore

Trump: Sot bisedime me Kinën për tarifat doganore
9 Qershor, 2025

Sipas një njoftimi të Presidentit të SHBA-së Donald Trump, zyrtarë të lartë nga SHBA-ja dhe Kina do të takohen të hënën në Londër...

Lexo më shumë

Erion Veliaj kërkon lirinë, Apeli i GJKKO shqyrton sot kërkesën

Erion Veliaj kërkon lirinë, Apeli i GJKKO shqyrton sot kërkesën
9 Qershor, 2025

Do të shqyrtohet sot nga Gjykata e Posaçme e Apelit kërkesa e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, për t’u liruar...

Lexo më shumë

Rriten investimet e Shqipërisë në Kosovë, investitori i pestë më i madh

Rriten investimet e Shqipërisë në Kosovë, investitori i pestë më i madh
9 Qershor, 2025

Investimet nga Shqipëria në Kosovë kanë shënuar një rritje të ndjeshme, duke arritur në 468 milionë Euro deri në fund...

Lexo më shumë

Fundjava në Shëngjin/ ‘Paralizohet’ Lezha, radhët kilometrike të makinave

Fundjava në Shëngjin/ ‘Paralizohet’ Lezha, radhët kilometrike të makinave
9 Qershor, 2025

Fundjava solli një numër të madh pushuesish në bregdetin e Shëngjinit, por kthimi i tyre drejt qyteteve shkaktoi trafik të...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com