Analisti Redi Shehu tha në emisionin “Opinion” se aktualisht në Shqipëri gjenden 15 mijë shtetas iranianë, duke ju referuar shifrave të Instat.
Në vijim të mendimit të tij, Shehu tha se këta njerëz duhen parë se çfarë aksesi kanë dhe deri ku mund të depërtojnë.
“Sipas INSTAT, në Shqipëri operojnë 15 mijë iranianë. Këta njerëz duhen parë se çfarë aksesi kanë, ku futen që mund të amplifikojnë dëmin nga jashtë, tha Shehu ndërsa kujtoi më pas deklaratën e Ajatolla Kameneit, që e cilësonte Shqipërinë një vend i vogël djallëzor./Opinion.al